Për flokë të bukur gjatë dimrit, ja cfarë duhet të beni

Për flokë të bukur gjatë dimrit, ja cfarë duhet të beni

Gjate verës ju kujdeseni shume për flokët, i mbroni nga dielli, përdorni maska…Ne dimër i neglizhoni. Kujdes! Ndryshimi i klimës mund t’i dëmtojë se tepërmi.

Rregulloni temperaturën e ujit

Kur temperaturat bien, te gjithë dëshirojnë një dush me ujë thuajse te nxehte.  Por uji me temperature te larte nuk iu bën mire as flokëve dhe as lëkurës suaj. Lajini ato me ujë te vaket dhe shpëlajini me ujë te ftohte. Do e shihni qe ne këtë mënyrë ato do kenë edhe me tepër shkëlqim.

Hidratojini

Duhet ta dini te gjitha se gjate dimrit flokët thahen mjaft. Për te mos i lënë te dëmtohen, përdorni produktet e duhura. Zgjidhni një shampo hidratuese dhe ushqyese, te pasur me vajra bimore. Mos lini pa përdorur edhe kremin e flokëve.

Përdorni maska

Ne dimër përdorni një maske ushqyese qe iu përshtatet flokëve tuaj (te lyera, te thata, te dobëta, te yndyrshme, etj.) Përdoreni atë njëherë ne jave.

Mos dilni me flokë te lagur

Gjate verës edhe mundte pranohet te dilni me flokë te lagur për shkak se temperaturat janë te larta. Ne dimër mund te rrezikoni te sëmureni por edhe t’i dëmtoni flokët. Pse? Sepse uji mund te behet i akullt dhe dobëson fijet e flokut. Përdorni tharësen por jo me temperature shume te larte.

Mos i lani shpesh flokët

Ne dimër mire është te mos i lani shume shpesh flokët sepse ato mund te dëmtohen. Maksimumi duhet te jete tre here ne jave.

Ushqehuni mire

Flokët reflektojnë atë qe ne hamë. Konsumoni me tepër vitamine C (fruta e perime), vitamine E (fruta te thata, vajra bimore..), selenium (peshku), vitamine B (drithëra, maja…) si dhe zink ( midhje, mish…). Nëse nuk jeni te zotet t’i hani te gjitha këto mund te zgjidhni medikamente qe i përmbajnë.

Kujdes me ngrohjen

Edhe pse ne dimër te gjithë duan një dhome te ngrohte, kjo nuk iu bën mire flokëve. Ajo i than dhe flokët nuk zgjaten aq sa duhet.

Mbulojini flokët

Një kapele, një shami, etj…Këta aksesore janë shume te mire për te mbrojtur flokët gjate dimrit. Mire është te preferoni materialet e pambukut dhe jo ato sintetike./ikub/

Komento