Home » Ushqim » Për kujtesë më të mirë, hani më shumë peshk

Për kujtesë më të mirë, hani më shumë peshk

Në bazë të shumë hulumtimeve të hulumtuesve holandezë është konstatuar që personat të cilët hanë më shumë se 200 gramë peshk në javë kanë më shumë shanse për të ruajtur funksionin e trurit dhe mund të krenohen me kujtesë më të mirë.

Peshku ndihmon funksionet trunore “duke i ushqyer” me yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë luftën kundër përbërësve nga ushqimet të cilat rrezikojnë shëndetin e zemrës, enëve të gjakut dhe trurit.
Punë më të dobët të trurit shkaktojnë ushqimet si margarina, gjalpi dhe djathërat me yndyrë. Ekspertët pohojnë që yndyrat e këqija i kontribuojnë bllokimit të artereve dhe që dobësimi i funksioneve të trurit me siguri është pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut në tru.

Ekspertët shpesh theksojnë edhe faktin që mishi i peshkut, përveç acideve yndyrore omega-3, përmban dhe antioksidantë që mbrojnë trurin, prej të cilëve më efektiv është seleni.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress