Per nje arome te kendshme gjithe diten, ja keshillat e duhura.

Per nje arome te kendshme gjithe diten, ja keshillat e duhura.

Te gjithë djersitin gjate ditës dhe kjo bën qe shpesh trupi te mbaje një arome jo te këndshme. Ja disa rregulla për te luftuar erën e keqe dhe te ndiheni mire gjate gjithë ditës.

Lëreni ajrin te qarkulloje

Vishni rroba te lirshme ne mënyrë qe ajri te qarkulloje ne trupin tuaj dhe djersa te thahet. Veshjet pas trupit e mbajnë me shume djersen dhe për pasoje erërat jo te këndshme janë me te ndjeshme. Kujdes edhe me materialin. Eliminoni veshjet sintetike dhe preferoni pambukun.

Përdorni deodorante natyrale

Fillimisht merrni pak pambuk, e lyeni me alkool dhe pastroni sqetullat ne mënyrë qe te largoni bakteret qe shkaktojnë aromën e keqe. Me pas përdorni një deodorant me arome natyrale dhe qe ta mbaje atë pjese te trupit te thate.

Konsumoni perime jeshile

Çdo darke duhet te konsumoni perime jeshile. Spinaqi, majdanozi, sallata jeshile, etj, përmbajnë klorofil dhe ky përbërës vepron si deodorant i fuqishëm ne trup.

Përdoreni ashtu si duhet antidjersën

Një mënyrë e mire qe antidjersa te japë me shume efekt është ta përdorni atë ne lëkurë pak te njome, për shembull sapo keni dale nga dushi. Ne këtë mënyrë përbërësit aktive do hynë me shpejt ne kontakt me gjëndrat e djersës.

Kujdesuni për armen e këmbëve

Kujdesuni për erën e këmbëve fale disa çorapeve qe përthithin aromat e këqija. Lajini këmbët, thajini mire dhe me pas vishni këto çorape.

Yoga, për te djersitur me pak

Me ane te yoga-s do pakësoni stresin dhe ne këtë mënyrë edhe djersitjen apo aromat jo te mira te trupit. Pas vapës, stresi është ai qe te djersit me tepër. /ikub/

Komento