Për zorrë dhe prostatë të shëndetshme? Ja se çfarë duhet ngrënë!

Dëshironi zorrë dhe prostatë të shëndetshme? Ja se çfarë duhet ngrënë!

Pemët dhe perimet në mënyra të ndryshme ndikojnë në rrezikun ng paraqitja e kancerit në pjesë të ndryshme të zorrëve. Për shembull, pirja e lëngut të pemëve mundet ta rrisë rrezikun nga kanceri i pjesës së fundit të zorrës së trashë.

Mollët zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i pjesës skajore të zorrës së trashë (kolona), derisa lakra e gjelbër, lulelakra, brokoli dhe lakrat e Brukselit janë të lidhura me zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i kolonës skajore dhe proksimale.

Për çudi, shkruan revista “Journal of the American Dietetic Association”, pirja e lëngut të pemëve mundet ta rrisë rrezikun nga kanceri i pjesës së fundit të zorrës së trashë (rektumi). Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 918 pacientë me kancer kolorektal dhe në 1.021 të studiuar të shëndetshëm ka treguar të mëposhtmen:

• Zvogëlimi i shpeshtësisë së kancerit të pjesës proksimale të zorrës së trashë është i lidhur me konsumimin e brokolit, lakrës së gjelbër, lulelakrës dhe lakrës së Brukselit

• Konsumimi i përgjithshëm i pemëve dhe perimeve është i lidhur me zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i kolonës skajore

• Zvogëlim të dukshëm nga rreziku prej kancerit të kolonës skajore është i lidhur me perimet me ngjyrë të errët të verdhë dhe me mollë

• Lëngu i pemëve rritë rrezikun nga kanceri i rektumit

• Konsumimi i përgjithshëm i pemëve dhe perimeve dhe vetëm pemëve ose perimeve nuk janë të lidhur me rrezikun nga kanceri i kolonës proksimale të rektumit

Komento