Përdorimi i antihipertenzivëve te të moshuarit

Në një studim të realizuar, lidhur me trajtimet për zvogëlimin e shtypjes së gjakut, janë krahasuar efektet e regjimenteve të ndryshme të barnave në zvogëlimin e shtypjes së gjakut te personat me mosha të ndryshme.

Analizat e bëra kanë gjetur se në 31 eksperimente të zhvilluara me më shumë se 190.000 pacientë, zvogëlimi i shtypjes së gjakut me barna të ndryshme antihipertenzive nuk varej nga mosha e pacientit.

Studimet e mëparshme observuese dhe analizat e ndryshme kanë theksuar rolin e zvogëlimit të shtypjes së gjakut në parandalimin e komplikimeve kardiovaskulare te pacientët me hipertension. Analizat e reja kanë treguar se zvogëlimi i këtij rreziku relativ, për shfaqjen e ndonjë ndodhie kardiovaskulare me kontrollimin më të rregullt të shtypjes së gjakut, shkaktohet pavarësisht nga mosha e pacientit.

Një kufizim potencial i këtyre analizave është se dallimi në moshë, ndërmjet pacientëve më të rinj dhe më të vjetër, ishte vetëm 15 vjet. Sido që të jetë, analizat shtesë me moshë të caktuar, si një variabël e vazhdueshme, kanë dhënë fuqi më të madhe statistike dhe një sigurim se efektet mesatare ose të mëdha të lidhura me moshën nuk janë lënë anash.

Analizat e reja sigurojnë mbështetje të fuqishme për përdorimin e barnave antihipertenzivë te pacientët me hipertension dhe moshë më të vjetër. Meqenëse, rreziku absolut nga ndodhitë kardiovaskulare është më i lartë te pacientët e moshuar sesa te ata të rinj, me një zvogëlim të ngjashëm të rrezikut relativ në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, nevojiten shumë më pak vite mjekim për ta parandaluar një gjendje të rëndë kardiovaskulare të personat e moshuar. Kjo është e vërtetë, veçmas, në prani të faktorëve të rrezikut, siç është gjinia mashkull ose anamnezë të jetës me komplikime të mëhershme kardiovaskulare.\

Te pacientët më të moshuar (≥60 vjeç) me hipertension sistolik të izoluar (≥160 mm Hg), barnat antihipertenzive e kanë zvogëluar shtypjen sistolike të gjakut në një mesatare prej ~10 mm Hg, në krahasim me placebon. Numri i pacientëve të cilët kishin nevojë të trajtoheshin pesë vite për ta parandaluar një komplikim të madh kardiovaskular ishte më i ulët se 18 te meshkujt ( 38 te femrat), 19 pacientë ishin të moshave 70-vjeçare e më shumë, ndërsa 16 ishte numri i pacientëve me histori të komplikimeve të mëhershme kardiovaskulare (37 te pacientët pa këtë histori).

Sipas disa botimeve të fundit në lidhje me hipertensionin te moshat shumë të shtyra, është dëshmuar se me zvogëlimin e presionit të gjakut te pacientët në moshë shumë të shtyrë (≥80 vjeç) me hipertension sistolik (≥160 mm Hg) ose hipertension diastolik (90-109 mm Hg), deri nën 150 mm Hg të presionit sistolik dhe nën 80 mm Hg të shtypjes diastolike, e ka zvogëluar edhe incidentën e goditjeve fatale në tru dhe jo-fatale për 30%. Goditja fatale është zvogëluar për 39% ndërsa të gjitha rastet e vdekshmërisë për 21%. Këto rezultate kanë larguar dyshimin se beneficionet nga antihipertenzivët te personat në moshë shumë të shtyrë në kuptimin e parandalimit të goditjes në tru, mund të ketë edhe efekte anësore në rritjen e mortalitetit. Për të parandaluar vdekjen, ishte e nevojshme të trajtohet 40 persona shumë të moshuar nga grupet e participantëve, për dy vjet.

Një strategji e bazuar në moshë, për zgjedhjen e antihipertenzivëve të rendit të parë, është e nevojshme sepse ajo përbën principe të caktuara fiziologjike dhe farmakologjike në praktikën klinike. Shembuj për këtë janë zvogëlimi i aktivitetit të reninës plazmatike të lidhur me moshën, ose rritja e varur nga mosha e vazokonstruksionit të varur nga adrenoceptorët postsinaptikë dhe fluksi i kalciumit.

Ekspertët britanikë rekomandojnë përdorimin e inhibitorëve të enzimës konvertuese të angiotenzinës te personat me moshë nën 55 vjeçare, dhe diuretikë ose bllokues të kanaleve të kalciumit te personat më të moshuar. Ky studim nuk ka analizuar në mënyrë specifike nëse aktiviteti i inhibitorëve të enzimës konvertuese të angiotenzinës ose inhibitorëve të tjerë të sistemit renin, dallon nga aktiviteti i diuretikëve ose bllokuesve të kanaleve të kalciumit te zvogëlimi i shtypjes së gjakut në lidhshmëri me moshën.

Në eksperimentet e trajtimit antihipetenziv dhe në zvogëlimin e lipoideve për të parandaluar infarktin e miokardit, shtypja sistolike ishte për 2 mm Hg më e lartë te grupi i trajtuar me lisinopril, në raport me grupin e trajtuar me chlorthalidone për të gjithë participantët; ndërsa ishte për 4 mm Hg më e lartë te raca e zezë, dhe 3 mm Hg më e lartë te personat me moshë 65 vjeçare ose më shumë. Këto të dhëna sugjerojnë se etniciteti dhe mosha kanë efekte të ndryshme në shtypjen e gjakut, duke zvogëluar efektivitetin e barnave antihipertenzive.

Të dhënat nga ky studim, në mënyrë të fuqishme mbështesin menaxhimin e hershëm dhe agresiv të hipertensionit, pavarësisht nga mosha. Klinicistët duhet të jenë në dijeni se proporcioni i ngjashëm i zvogëlimit të rrezikut nëpër rangun e moshës, shndërrohet në një dobi shumë më të madhe absolute te pacientët më të moshuar në krahasim me ata të rinjtë, ndërsa terapia antihipertenzive duhet të futet në menaxhimin e përgjithshëm të rrezikut kardiovaskular. Ky studim nuk përjashton mundësinë që inhibitorët e enzimës konvertuese të angiotenzinës dhe inhibitorët tjerë të sistemit renin, të cilët jepen si barna të rendit të parë te personat me moshë më të shtyrë, mund të jenë më pak efektivë sesa diuretikët dhe bllokuesit e kanaleve të kalciumit.

Komento