Përfitimet shëndetësore nga qepa e kuqe

Këshilla për vetulla të përkryera

QepaQepa është e pasur me komponentët që përmbajnë squfur, të cilat janë përgjegjëse për erën e saj dhe janë shumë të mira për ruajtjen e shëndetit.

Ndoshta disa nga ju e dinë se qepa është shumë e mirë për shëndetin, ja disa problemet shëndetësore që mund të trajtohen vetëm me qepë:Veshët e bllokuar: Me anë të një thike të vogël hiqni bulbin i qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit.

Kujdes, mos e shtyni shumë brenda. Më pas lëreni të qëndrojë gjatë natës, kur të zgjoheni dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.Djegiet: Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien.

Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike.Normalizon temperaturën e trupit: Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën.

Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël.Eleminon toksinat nga trupi: Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e dini gjatë natës organizmi filtron toksinat në mënyrë natyrale dhe qepa është njëstimulant shumë i mirë i këtij procesi.

Komento