Përfitimet shëndetësore nga sallata e gjelbër

Përfitimet shëndetësore nga sallata e gjelbër

Sot jemi bërë pak “modernë” dhe të “sofistikuar” dhe kjo sjellje na ka shndërruar në ngrënës nazeli. Kur marrim pjesë në ndonjë dasmë, tentojmë t’u tregojmë të tjerëve prioritetet tona “të ngrënies së sallatës”!

Kur shkojmë te bufeja e darkës, ne do të lëvizim drejt e tek qoshja e sallatës. Çfarë “prestigji” për të zgjedhur një variete të gjerë sallatash dhe t’i grumbullojmë në pjatat tona.

“Elita” e vërtetë! Nëse është “showbiz” për disa ose nëse disa njerëz me të vërtetë pëlqejnë idenë e ngrënies sallatë, atëherë ata mund të marrin disa përfitime shëndetësore nga përbërësit e saj! Sallata e gjelbër është element i njohur i sallatave jo vetëm për shkak të shijes të vet të mrekullueshme, por po ashtu edhe për përfitimet e mëdha shëndetësore që ka shëndeti i njeriut vjel nga ajo.

Sallata e gjelbër, e cila rritet si perime gjethore, është një nga bimët më shumë delikate e sallatave në këtë botë. Konsiderohet si mbretëreshë e bimëve sallata. Është bimë e moderuar njëvjeçare apo dyvjeçare nga familja e klasës të lartë Asteraceae. Kjo perime zakonisht konsumohet si e ftohtë dhe e pagatuar, në sallata, hamburgerë dhe në një numër të gjellëve tjera. Në parim ka gjashtë lloje të ndryshme të sallatës së gjelbër dhe të gjitha përdoren për të krijuar sallata. Duke qenë se ka vlera të larta ushqyese, sallata e gjelbër ju ofron përdoruesve shumë përfitime shëndetësore dhe ushqyese.

Vlera ushqyese

Sallata e gjelbër është burim i mirë i klorofilit dhe vitaminës K. Sallata e gjelbër është masive, me vlerë të ulët ushqimi por të lartë shëndetësore. Është e pasur me kripëra minerale, me elemente alkaline që dominojnë në masë të madhe. Kështu që ndihmon për ta mbajtur gjakun të pastër, mendjen vigjilente dhe trupin në shëndet të mirë.

Gjethi i lëshuar i sallatës konsiderohet ushqimi më i mirë. Ka avantazhin e të qenit më shumë i ekspozuar ndaj diellit, duke siguruar kështu një furnizim më të pasur të vitaminave se sa koka e sallatës në të cilën gjethet janë të mbyllura. Është e pasur me luteinë dhe beta-karoten. Sallata e gjelbër me gjethe po ashtu furnizon me vitaminat C dhe K, kalcium, fibra, folate dhe hekur. Vitaminës K i jepen meritat që ndihmon tek mpiksjet e gjakut. Sallata e gjelbër po ashtu përfshin nutrientët tjerë si vitaminat A dhe B6, acidin folik, lykopenën, kaliumin dhe zeaxanthinën. Sallata e gjelbër përmban alkaloidë të cilat janë përgjegjëse për efektet e saj terapeutike.

Edhe pse të gjithë varietet e sallatës së gjelbër kanë pak kalori, çdo varietet ka përmbajtje të ndryshme ushqyese. Një lloj paraqet një burim të mirë të kolibes, tjetra është më e dendur me vlera ushqyese nga të gjithë varietet e sallatës ë gjelbër dhe është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, B1, B2 dhe C, acidit folik, manganit dhe kromit. Sallatat e kuqe e marrin ngjyrën nga pigmentet e quajtura Anthocyanine. Këto pigmente veprojnë si antioksidantë, duke eliminuar radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat. Disa hulumtues kanë zbuluar që një varietet i sallatave të gjelbra si “lollo rosa” përmbajnë flavonoide, një antioskidant të fuqishëm.

Përfitimet shëndetësore nga sallata e gjelbër

1.    Ndihmon në humbjen e peshës: Sallata e gjelbër është shumë e mirë për ata që janë në dietë, sepse ka shumë pak kalori, mesatarisht vetëm 10-50 për çdo shujtë. Sallata e gjelbër është po ashtu e pasur me ujë, duke i mundësuar trupit ta hidratojë më mirë veten. Sallata e gjelbër  po ashtu përmban fibra që ndihmojnë tretjen dhe shtojnë ndjenjën e të qenit të ngopur.

2.    Lufton sëmundjet: Sallata e gjelbër është përplot me beta-karoten i cili është një luftëtar i njohur i sëmundjeve. Sëmundjet e caktuara si katarakti, sëmundja e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri mund të luftohen duke ngrënë sallatë të gjelbër.

3.    Parandalon kancerin: Sipas American Cancer Institute dhe American Cancer Society, ushqimet e pasura me vitamina A dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Dhe sallata, duke përmbajtur këto dy vitamina me bollëk, sigurisht që mund të merret si ushqim antikancerogjen.

4.    Ndihmon kapsllëkun: Sallata e gjelbër është një luftëtare e mirë e kapsllëkut. Është përplot me fibra dietike që i ndihmojnë zorrët të lëvizin më lirshëm. Po ashtu ndihmon tretjen. Sallata e gjelbër mund të dëshmojë që është e dobishme në trajtimin e mostretjes së acidit, artritit, kataraktit, problemeve të qarkullimit të gjakut dhe kolitit.

5.    Ndihmon në rigjenerimin e indit: Ssallata e gjelbër është e pasur me magnez. Ky element ka një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e indeve, nervave, trurit dhe muskujve. Po ashtu mund të kontribuojë në shkurtimin e kohës shëruese. Ngrënia e sallatës së gjelbër po ashtu mund të nxisë ringjalljen e muskujve shumë të lodhur, indeve dhe nervave. Sallata e gjelbër në të vërtetë mund të konsiderohet si një shërues.

6.    Lehtëson dhimbjen e kokës: Lëngu i sallatës së gjelbër, kur përzihet me vajin e trëndafilit dhe aplikohet në ballë, mund të ndihmojë të lehtësohet dhimbja e kokës dhe madje mund të sigurojë gjumë të shëndoshtë dhe të qetë.

7.    Parandalon defektet e lindjes: Sallata e gjelbër është e pasur me acid folik, i cili është i njohur që ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes si ato nervore në fazat fillestare të shtatzënisë. Po ashtu parandalon aneminë.

8.    Lufton pagjumësinë nervoze: Besohet që konsumimi i sallatës ë gjelbër mund t’ju ndihmojë për të ndalur pagjumësinë nervoze, pasi që përmban substancën që nxit gjumin të quajtur Lactucarium (ose “Opiumi i sallatës”).Është substancë e butë me efekt narkotik që është e pranishme në të gjitha llojet e sallatës së gjelbër. Romakët dhe egjiptasit e kanë përdorur këtë veçori duke ngrënë sallatë të gjelbër në fund të shujtës për të nxitur gjumin.

9.    Ndihmon shëndetin e mëlçisë: Sallata e gjelbër po ashtu besohet që kontribuon ndaj shëndetit më të mirë të mëlçisë.

10.    Trajton rënien e flokëve: Një përzierje e lëngut të sallatës dhe spinaqit thuhet të jetë e mirë për ata që kanë probleme me rënien e  flokëve.

11.    E qetëson dëshirën seksuale: Hulumtuesit në University of California kanë demonstruar në një varg eksperimentesh që derisa sallata e gjelbër ka efekt qetësues në nevojat seksuale, ka pasur një efekt çuditërisht të fortë kompensues në formën e një rritje të shkallës së fertilitetit. Edhe pse dy zbulimet mund të duken të jenë kontroverse, sallata e gjelbër shpesh sugjerohet që ndihmon meshkujt që vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm.

12.    Siguron vlera ushqyese gjatë shtatzënisë dhe gji-dhënies: Acidi folik i pranishëm në sallatë të gjelbër ndihmon të parandalohet anemia megaloblastike gjatë shtatzënisë. Është dëshmuar në shumë eksperimente me sallatë të gjelbër që nënat të cilat kishin konsumuar rregullisht sallatë të gjelbër nuk kishin anemi ushqyese. Një dobi e veçantë nga ngrënia e sallatës së gjelbër është që parandalon abortet spontane. Besohet që ka ndikim të madh në sekretimin e hormonit të progjesteronit. Ngrënia e sallatës së gjelbër me spinaq, shparg, bizele dhe lulelakër rrit acidin folik apo përmbajtjen e vitaminës B në ushqim. Është vlerësuar që rreth 300 deri 500 mcg e kësaj vitaminë kërkohet në ditë gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi megaloblastike.

Ne nuk mundemi ose nuk duhet të gënjejmë duke thënë që i hamë ushqimet vetëm në bazë të efekteve tyre shëndetësore! Ndonjëherë, kemi tendencë t’i injorojmë vlerat ushqyese të ushqimeve tërësisht dhe të shijojmë diçka që kryesisht e kënaq shijen tonë. Dhe kjo është pse ne, “maniakët e shëndetit” sot, vazhdojmë të kërkojmë ushqime si sallata e gjelbër e cila u shton “kënaqësi” shqisave dhe shëndetit tonë në tërësi.

Komento