Përfitimet shëndetësore që vijnë nga avokado

avokado

avokadoNjë avokado në pjatën tënde, nuk është veçse një shtojcë e shijshme, por mbi të gjitha shumë e shëndetshme

I pasur me vlera ushqyese, yndyrna të shëndetshme minerale e vitamina trupi juaj do t’ju falënderojë nëse në një javë konsumoni të paktën 3 avokado. Më poshtë do të njiheni me të gjitha vlerat e këtij fruti dhe sëmundjet që mund të parandalojë apo trajtojë. Redukton zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Të pasur me yndyrna të ngopura avokadot janë një zgjedhje e mirë nëse dëshironi një zemër të shëndetshme.

Mban nën kontroll nivelin e yndyrnave në gjak dhe antioksidantët bëjnë të mundur hapjen e venave të gjakut dhe parandalimin e krijimit të tromebeve. Mban nën kontroll peshën trupore.

Avokadot janë fruta të pasur me fibra dhe është vërtetuar se pas konsumimit te tyre, ndjesia e urisë reduktohet ndjeshëm. Nëse dëshironi të humbisni disa kilogramë por në mënyrë të shëndetshme ajo që duhet të bëni është të shtoni avokadot në piramidën tuaj ushqimore.

Ul rrezikun e kancerit. Avokados përmbajnë phytochemicals, substance bilogjike që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të dhënat paraprake tregojnë rezultate premtuese për rolin e mundshëm të avokados si luftues kundër kancerit të gjirit dhe prostates.Mbron qelizat nga plakja parakohshme, ju mbron sytë dhe lëkurënSiç rezulton, komplekset e gjendura me shumicë tek avokadot si carotenoids, lutein etj mund të ngadalësojë rënien e shikimit me kalimin e viteve. Avokadot veprojnë si mbulesë kundër dëmit oksidativ UV, duke e mbajtur lëkurën tonë të qetë dhe të shëndetshme.

Komento