Përgatiteni lëkurën për verë

Përgatiteni lëkurën për verë

Hidratimi

Me ndërrimin e stinëve të vitit, duhet ta ndërroni edhe kremin hidratues. Gjatë ditëve të nxehta, kremi “i rëndë” mund të shkaktojë inflamacion, prandaj më mirë është që të përcaktoheni për ndonjë me strukturë më të lehtë. Nëse doni që ta përdorni kremin e njëjtë, atëherë tëhollojeni atë me ujë trëndafili, para se ta vini në fytyrë.

Pilingu

Fundi i pranverës është kohë ideale për pilingun e tërë trupit – edhe atë para depilimit. Pilingu është i mrekullueshëm edhe si përgatitje për vënien e preparateve për nxirje të lëkurës. Nga pilingu deri te depilimi duhet të kalojnë nga 24 deri 48 orë.

Maska e bërë në shtëpi

Bëjeni një maskë natyrore për fytyrë, nga papaja, jogurti dhe mjalti. Këtë përzierje qiteni në fytyrë dhe lëreni që të veprojë 8 – 10 minuta.

Ushqimet e shëndetshme

Mos hezitoni të hani sa më shumë pemë dhe perime sezonale. Por, mos i harroni as peshqit, sepse ata përmbajnë thartira yndyrore omega -3.

Komento