Përgatiteni vet parfumin tuaj!

Përgatiteni vet parfumin tuaj!

Përgatiteni vet parfumin tuaj!Parfumi përfaqëson individualitetin, për atë edhe femrat i kushtojnë rëndësi dhe vëmendje të madhe zgjedhjes së parfumit.

Nëse ju nuk mund të gjeni një parfum të përshtatshëm që përputhet pikërisht me personalitetin tuaj, ju mund të kombinoni disa aroma nga parfume të ndryshme dhe thjeshtë të krijoni një aromë të veçantë të parfumit tuaj.

Për ta përgatitur parfumin në shtëpi, ju nevoitet:

Vaji esencial i preferuar i juaji
½ lugë ujë i destiluar
5 lugë çaji me 80% alkool
Shishe prej qelqi të errët dhe me vrimë të ngushtë
Filter për kafe
Me përzgjedhjen e vajrave esencialë mbani piramidën aromatike. Ju duhet të përzieni tri grupe të aromave.

Zgjedhni dy lloje të preferuara të agrumeve: vaj esencial i mandarinës, limonit, grejpfrutit, portokallit dhe bergamot. Nga njëri lloj i vajit eesencial merrni 15 pika, ndërsa nga tjetri merrni 12 pika.

Pastaj zgjedhni tri lloje të vajrave nga grupi i luleve: zambak, tuberozë, jargavan, jasemin iris. Lloji i parë – 12 pika, lloji i dytë dhe i tretë i vajti me nga 8 pika.

Si bazë të vajit përdorni – vanilje, karafil, ‘sandalëood’. Nëse e keni të vështirë ta zgjedhni vajin esencial, shihni përbërësit industrial të aromave të parfumeve, që ju përshtatet juve dhe tentoni të përsëritni përbërjen e ngjashme.

Në një enë qeramike derdhni alkoolin dhe shtoni vajin esencial të perferuar tuajin.. shtoni ngadalë pikë pas pike vajin dhe përzieni gjatë gjithë kohës. Për përzierjen e tillë preferohet lugë metalike. Pasi të mbaroni me tërë hedhjen e vajit, derdhni sasinë e lëngshme në një shishe qelqi të errët, dhe mbulojeni me një kapak sipër, duke e lënë në një vend të ftohtë me sasi minimale të dritës për të qëndruar rreth 48 orë. Gjatë kësaj kohe mos e prekni fare shishen.

Pastaj, shtoni ujin e destiluar dhe shkundeni fuqishëm shishen, me qëllim që të bashkohen tërë përbërësit. Më pas, lëreni që kjo përzierje të qëndrojë për tri javë në një vend të errët dhe të ftohtë. Pasi të kaloi kjo kohë e nevojshme, vendoseni në filter këtë përzierje dhe hidheni në një shishe parfumi.

Është e preferueshme që ky parfum të përdoret me kohëzgjatje prej një muaji.

Komento