Permiresojeni marredhenien tuaj

Permiresojeni marredhenien tuaj

Seksi është bisedë komplekse që ka fillimin, mesin dhe fundin e vet.

Nëse dëshironi të përjetoni kënaqësi të paharrueshme mos i anashkaloni pjesët e rëndësishme dhe mos i injoroni lojërat e ëmbla të fantazisë, të cilat do t’i japin efekt më të madh pasionit. Ju sjellim katër mënyra për përvojë të jashtëzakonshme seksuale.

Ushqimi për kënaqësi të fortë
Nuk bëhet fjalë për një darkë, por për një desert të shijshëm për trupin tuaj. Lojërat seksuale të cilat përfshijnë shkumën e ëmbëlsirave, mjaltin, dredhëzat ose çokollatën e lëngshme, janë zgjidhje e duhur të cilës i kënaqen të dy partnerët. Shijojeni trupin e partnerit tuaj dhe ai do t’u jetë falënderues.

Ndërrimi i vendit
Edhe pse seksi në krevat është më komfort, nuk do të thotë se është zgjidhja më e mirë. A e keni provuar të bëni marrëdhënie erotike nën dush ose pasi të keni bërë dush? Ose ndoshta seks spontan në shpejtësi në tavolinën e kuzhinës? Provoni dhe befasojeni partnerin dhe shijojeni kulmin e pasionit seksual.

Lojërat dhe lodrat
Veshjet e brendshme seksi janë shtesë e përsosur e modës të cilës asnjë mashkull nuk mund t’i shmanget, mirëpo ekzistojnë edhe lodra tjera të cilat mund ta freskojnë jetën tuaj seksuale. Pasqyra mund të jetë nxitës kulmor i pasionit. Vendoseni në pozitë ku të dy mund ta shikoni njëri-tjetrin gjatë seksit. E njëjta vlen edhe për lubrifikuesit të cilët janë të thjeshtë, por shumë efektivë gjatë marrëdhënies seksuale.

Përkëdhelja gjatë seksit
Mos e injoroni kënaqësinë e përkëdheljes gjatë seksit. Relaksohuni dhe përjetojeni pasionin. Zhvishuni tërësisht dhe ndaleni televizorin. Vazhdoni me prekje të buta…

Komento