Përmirësojeni shikimin përmes këtyre metodave të thjeshta

7

7Parimi themelor i mjekësisë është që nëse nuk e përdorni një muskul, ai bëhet më i dobët.

Si çdo muskul tjetër, edhe muskujt e syve duhet t’i trajnoni dhe t’i mbani në gjendje të mirë pune.

Gazeta Express ka mbledhur nëntë mënyrat e dëshmuara shkencërisht, të cilat ju ndihmojnë që ta bëni këtë.

1.     Shmangni mbajtjen hapur të syve gjatë ditës. Mbyllni sytë për disa minuta dhe kënaquni me paqen çdo 2-3 orë.

2.     Këtu janë 16 ushtrime themelore që duhet t’ua bëni syve. Bëni ato çdo ditë në mënyrë që të vëreni ndryshimin.

3.     Nëse mbani syze, reduktojeni kohën gjatë të cilës i mbani ato. Hiqni më shpesh.

4.     Masazhoni sytë me ndihmën e lëvizjeve rrethore. Lëvizni sytë nga pika 1 në 6, siç është treguar në foton më poshtë.

 

Përdoreni gishtin e mesëm dhe atë tregues për t’i prekur sytë. Do të ndjeni një shtypje të lehtë, por jo dhimbje, kur i bëni këto veprime.

5.     Kur dilni për të ecur në ajër të hapur, provoni të shikoni në distancë më shpesh sesa të fokusoheni në këmbët tuaja ose menjëherë përballë jush.

6.     Pini lëng karote sa më shpesh që të jetë e mundur.

7.     Kur ju lodhen sytë, lani me ujë të ngrohtë.

8.     Provoni të mos shikoni ekranin e kompjuterit, TV-së ose celularit për të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat.

9.     Provojeni Trataktën Indiane për t’i ushtruar sytë. Do t’ju ndihmojë syve tuaj dhe do të bëjë që mendja juaj të qëndrojë e fokusuar.

Uluni përballë një objekti të vendosur para jush në hapësirë të hapur (një qiri, për shembull). Fokusoni sytë dhe gjithë vëmendjen në të. Provoni të mos i kapsitni sytë. Duhet të keni një imazh të pastër dhe të detajuar të objektit në mendjen tuaj.

Më pas mbyllni sytë dhe fokusohuni në hapësirën mes vetullave, provoni ta mbani imazhin e objektit në kokën tuaj për aq gjatë sa të mundeni. Bëjeni këtë për rreth 10 minuta.

Qëllimi i këtij ushtrimi është që sytë tuaj të arrijnë një imazh të pastër të diçkaje, para se sytë tuaj të lodhen.

Komento