Përse më dhemb koka?

Përse më dhemb koka?

Deri te kokëdhembja në rastet më të shpeshta sjell tensioni emocional dhe tkurrja e muskujve të kokës, si dhe pjesës së qafës dhe shpinës.

Për ta shmangur kokëdhembjen do të ishte mirë që të flini sa duhet, të mos i shmangni shujtat dhe të mos e teproni me konsumimin e kafesë.

Kokëdhembjet e ashtuquajtura Klaster janë të rralla, kurse më shumë i godasin meshkujt se sa femrat. E karakterizon dhimbja e fortë përreth syve dhe si pasojë e kësaj sytë lotojnë dhe skuqen. Deri te një kokëdhembje e tillë sjellin stresi, sasia e tepruar e alkoolit dhe mënyra jo e rregullt e ushqimit.

Kokëdhembjet janë shumë të shpeshta, prandaj është e vështirë ta gjesh një person i cili së paku një herë në jetë nuk ka pasur kokëdhembje.

Koka nuk dhemb gjithmonë njësoj

Mjekët theksojnë se varësisht nga fuqia dhe kohëzgjatja e dhembjes, ekzistojnë disa lloje të kokëdhimbjes. Kokëdhembjen me tension, e cila njëherësh është edhe lloji më i shpeshtë, pacientët e përjetojnë si presion dhe tkurrje përreth kokës. Kjo tkurrje nganjëherë është më e tmerrshme se vetë dhembja. Nganjëherë zgjat vetëm gjysmë ore, e nganjëherë mund të zgjasë gjatë gjithë javës. Këtyre persona, për dallim nga ata që vuajnë nga migrena, nuk u pengon drita dhe zhurma, por mund të kenë vjellje, zemra t’u rrahë më shpejt dhe të mos u kujtohen gjërat, pra e humbin kujtesën. Shkaktarët kryesorë të dhembjes janë stresi emocional dhe çrregullimi i gjumit.

Migrena e çrregullon jetën

Migrena prek më pak njerëz në krahasim me ata që vuajnë nga kokëdhembja me tension. Dallimi ndërmjet këtyre dy llojeve të kokëdhembjes është se migrena shfaqet në mënyrë periodike dhe zakonisht e prek vetëm njërën pjesë të kokës. Gjatë kohës së sulmit pacientët ndiejnë mundim, u pengon drita dhe zhurma, e shpeshherë edhe vjellin. Mu për këtë, migrena edhe e çrregullon jetën e personave të caktuar, sidomos nëse kanë dhembje të shpeshta. Mjekët theksojnë se hormonet, e sidomos ai i estrogjenit, ndikojnë në lajmërimin e migrenës.

Sëmundja zakonisht fillon para të njëzetave, por ka raste kur kjo mund të ndodhë edhe pas të pesëdhjetave. Shkaktarët që ndikojnë në lajmërimin e migrenës janë të shumtë, por kryesorët janë stresi, ndryshimet hormonale dhe mungesa e gjumit. Midis faktorëve të rrezikut, sipas mjekëve, nuk anashkalohet edhe fakti se migrena mund të trashëgohet.

Komento