Përse tradhëtojnë njerëzit? Ja disa arsye sipas një studimi.

tradhetia e njerezve

Çfare i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë? Një sondazh i fundit i realizuar nga Netdon për sitin Entre.Infideles.com sjell disa përgjigje.Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat te tradhtojnë

Sipas 35 % te 2300 të anketuarve, është kënaqësia ajo qe ka me tepër rendësi. Dhe sidomos kënaqësia që nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat. 28% kane thënë se ajo çka i shtyn të tradhtojnë është dëshira për të përmbushur pakënaqësitë seksuale nga partneri (ja). Të tjera arsye janë: pasioni i dashurive të reja, adrenalina dhe ndërmarrja e rrezikut, pikantja dhe zbulimet e reja dhe së fundmi shumëfishimi i partnereve.

Ky studim ka treguar edhe një tjetër ndryshim ndërmjet burrave dhe grave. Nëse kënaqësia është motivimi kryesor për meshkujt gjate gjithë jetës, për femrat kjo evoluon me kohen. Ato kërkojnë kënaqësinë si meshkujt kur janë të reja, por pas moshës 50 vjeçare, kërkojnë para se gjithash të rigjejnë pasionin e fillimit të një lidhjeje.

Komento