Personat mbi 50 vjeç më të rrezikuar nga HIV Aids

3

Shkalla e diagnostikimeve më HIV është rritur më shume tek britanikët në moshë, me një përqindje vjetore prej 3.6 në vit. Krahasuar me të rinjtë që ka rënë për 4 për qind.

Ekspertët kanë thënë sot se është rritur përqindje e HIV’it tek të moshuarit  që praktikojnë seks heteroseksual dhe është në rritjet tek personat mbi 50 vjeç, sidomos ata që ribëhen beqarë.

Sjellja seksuale pa mbrojtje pas  divorcit është shkak për rritjen e rasteve me HIV mbi moshën 50 vjeçe, thotë studimi i ri.

Shkalla e diagnostifikimit tek britanikët e moshuar është rritur në përqindje vjetore për 3.6 që 12 vite, thotë hulumtimi i kryer nga Lancet.

Në krahasim më të rinjtë që ka rënie për katër për qind.

Krejt kjo, sipas ekspertëve, për shkak të marrëdhënieve të pakontrolluara të heteroseksualëve pasi ndahen nga gratë e tyre – burrat dhe gratë që pas moshës 50 vjeç mbesin beqarë nuk mbrohen shumë në seks.

Iain Murtagh, shef ekzekutiv i HIV AID në shoqatën “Crescent”, thotë se “njerëzit që kanë lidhje të gjata pas ndarjes nuk përdorin kondom dhe kontraceptivë gjatë seksit me partnerë të ri”.

“Pra, nëse ata janë në menopauzë apo kanë pasur një vazektomi apo histerokomi nga lidhjet e tyre të mëparshme, atëherë kontracepsioni nuk ju shkon në mendje – si pasojë infektohen më HIV. Shumë njerëz nuk janë të kujdesshëm dhe për këtë HIV ende është një problem, pasi që ata mendojnë se kjo sëmundje nuk ekziston më, kështu ata mund të bëjnë seks pa mbrojtje”, thotë Murtagh, transmeton GazetaExpress.

Hulumtuesit nga Qendra për Kontroll dhe parandalim të sëmundjeve në Europa ka monitoruar diagnostikimin me HIV në 31 vende europiane nga janari i vitit 2004 deri në dhjetor të vitit 2015.

Gjatë këtij studimi ka pasur 54 102 pacient mbi të  50’at – e barabartë me 2.6 nga 100 mijë që ishin diagnostikuar me HIV.

Derisa ka pasur një shkallë shumë të ulët, në 11.4 raste në 100 000 të rinj, pra një rënie e madhe sa i përket moshës së të rinjve krahasuar më europianët e vjetër.

Më 2004, rreth 3.1 nga rastet e reja nga 100 000 njerëz mbi 50 shin diagnostikuar vetëm në Britani, por kjo ishte rritur për 4.3 nga 100 000 raste në fund të studimit.

Në përgjithësi, vendet me shkallën më të lartë të diagnostikuarve në Europë ishin nga Estonia, Letonia, Malta dhe Portugalia.

Rreth një prej gjashtë rasteve të reja te të diagnostikuarvë në Europë ishte mbi 50 vjeç. Udhëheqësja e këtij projekti Lara Tavoschi ka thënë se “gjetjet e reja tregojnë për një drejtim të ri të rasteve më HIV”.

“Kjo për shkak te vetëdijes se ulët te të moshuarve për HIV’in dhe si transmetohet ai, e që i dërgon ata në rrezik për jetën e tyre për shkak të keqkuptimeve dhe mos informatave”, thotë ajo.

Ajo sugjeron një rutinë të analizave për t’u marrë më thellë me problemin.

Në një artikull me komente, profesoresha Janet Seeley, nga “London School of Hygiene and Tropical Medicine”, thotë:

“Shumica e të vjetërve janë seksualisht aktive dhe shëndeti i tyre seksual dhe shprehia e marrëdhënieve më shumë partner bën që ata të infektohen me HIV. Te moshuarit e kanë edhe një shpreh