Përsoseni artin e flirtit dhe joshjes

Përsoseni artin e flirtit dhe joshjes

Përsoseni artin e joshjes përmes bisedës, qoftë nëse njihni mashkullin përmes internetit, gjatë daljeve të natës, apo derisa prisni në radhë për të blerë diçka në vetëshërbim.

Ushtrojeni flirtin

Me ushtrim deri në përsosmëri, thotë një fjalë e vjetër e vjetër popullore.

Flirtoni kudo që keni mundësi, kudo që ndodheni. Mos keni frikë se do të lëni përshtypjen e një personi që po i ngarkoheni dikujt. Qëllimi i gjithë kësaj është që të komunikoni me njerëz në atë mënyrë që edhe ju të ndiheni mirë. Krijoni biseda jo të rëndësishme me tregtarët, punonjësit në postë, kolegët në punë…, me të gjithë ata që takoni në jetën e përditshme.

 

Edhe përvojat e këqija janë mësim i dobishëm

Afrimi tek ndonjë i panjohur në kafene apo ndonjë takim ashtu symbyllurazi është një përvojë stresuese. Pranojeni faktin se frika juaj është krejt natyrale dhe normale, e në secilën bisedë që bëni me personin e ri shikojeni si një lloj ushtrimi. Nëse diçka shkon keq, herën e ardhshme nuk do ta bëni të njëjtin gabim.

Mos humbni kohë

Nëse vëreni dikë me të cilin do të mund të bisedonit, mos ngurroni, sidomos nëse me personin në fjalë tashmë keni vënë kontakt me sy. Afrojuni dhe filloni bisedën.

Përdorimi i frazave

Po ashtu, mos përjashtoni përdorimin e frazave të zakonshme. Nëse shikoheni me dikë për dhjetë minuta rresht dhe ai po ashtu jua kthen në të njëjtën mënyrë, bisedën fillojeni me fjalinë: “A vini shpesh këtu” dhe me siguri se do t’i duket simpatike. Kjo nuk do të jetë mënyrë e keqe për ta thyer akullin.

Vërtetojeni nëse është i lirë

Nëse është i zënë nga ndonjë femër tjetër, vetëm humbni kohë. Me një pyetje të thjeshtë dhe simpatike si: “A mos e dashura jote do jetë xheloze nëse ta paguaj pijen”, do ta merrni përgjigjen, nëse është, apo nuk është i lirë.

Kini vëmendjen në gjuhën e trupit

Shenjat joverbale janë pjesë e rëndësishme në procesin e joshjes. Shikimi në sy gjatë bisedës është shumë joshës, ngase sugjeron vetëbesim dhe nxit një lidhje emocionale.

Dëgjoni dhe përsërisni

Dëgjojeni se çfarë flet, madje edhe nëse flet për prognozën e motit, ndërsa edhe ju merrni pjesë në mënyrë aktive në bisedë. Aplikoni edhe këtë fshehtësi të dobishme: gjatë një komenti, midis bisedës, hidhni ndonjë fjali që kishte thënë më parë gjatë bisedës. Ndoshta kjo nuk do të vërtetohet aty për aty, por jini të bindura se ju ka regjistruar si dikë që dëgjon anën tjetër.

Mos udhëhiqni intervistë

Mos tregoni se ju intereson duke e bombarduar me pyetje, ngase do ta ndjejë veten se është në bisedë apo intervistë për punë.

Mos u reklamoni tepër

Vetëbesimi dhe dija janë anë e mirë e suksesit, por derisa flirtoni me mashkullin që pëlqeni, mos e teproni me reklamime, ngase lini përshtypjen e një femre së cilës më shumë i pëlqen vetja, se sa personi që ka përballë.

Shmangni temat tepër serioze

Joshja nuk duron temat për politikë apo religjion. Jo vetëm se do të tingëlloni tepër seriozisht, por rrezikoni të futeni në debat të ashpër. Përmbajuni temave më të lehta, derisa të njiheni më mirë.

Mos e pranoni se jeni nervoze

Nëse në praninë e mashkullit që ju pëlqen ndjeni nervozë, mos kërkoni falje për një gjë të tillë, sepse biseda do ta humb efektin, prandaj tentoni të jeni sa më të relaksuar. Jini sa më aktiv gjatë bisedës dhe qëndroni sa më larg nervozës.

Komento