Përzierja e alkoolit dhe pijeve energjike, e dëmshme për shëndetin

Përzierja e alkoolit dhe pijeve energjike, e dëmshme për shëndetin

Hulumtimi po ashtu ka paralajmëruar se si kafeina në pijet energjike mund të fshehë ndikimin e alkoolit dhe kështu njerëzit e alkoolizuar t’i bëjë më pak të vetëdijshëm se sa janë të dehur.

“Edhe kafeina, edhe alkooli janë diuretikë dhe bëjnë që uji të qarkullojë më shpejt nëpër trup, ashtu që përzierja e pijeve energjike me alkool mund t’i lërë konsumuesit shumë të dehidruar, dhe po ashtu mund t’u shkaktojë edhe të vjella, të përziera dhe probleme të tjera shëndetësore afatgjate,” thotë hulumtuesi kryesor, Andrew Misell.

“Kështu që njerëzit të cilët pinë pije energjike me alkool mund të ndihen shumë të kthjellët dhe në të vërtetë të mos kuptojnë se sa janë në fakt të dehur. Një nga pasojat e mundshme është që konsumuesit mund të ndërmarrin më shumë rreziqe”, thekson Misell.

Një hulumtim i veçantë në SHBA ka zbuluar se si studentët të cilët pinë alkool të përzier me pije energjike kanë katër herë më shumë gjasa që të synojnë të vozisin në krahasim me studentët të cilët kanë konsumuar alkoolin pa pije energjike.

Komento