Pesë gjëra që partnerët e mirë ia thonë njëri-tjetrit

Pesë gjëra që partnerët e mirë ia thonë njëri-tjetrit

Ekzistojnë disa fraza bazë, të cilat ju mundësojnë që të gjendeni më lehtë dhe të komunikoni në martesë.

Në të 40-at përdorni frazat me të cilat komunikoni më së miri me partnerin dhe këto fraza pa marrë parasysh a janë apo nuk janë të njëjta, gjithnjë kanë sukses. Këshilltari Randi Gynter për revistën “Redbook” ju shpalos disa fraza, me të cilat martesa është më jetëgjatë.

 

1. Në të mirë dhe të keq jemi bashkë

“Martesa është përplot me paragjykime dhe sfida të vështira me të cilat do të ballafaqoheni. Nëse partneri ju informon se ka humbur vendin e punës, keni më pak se pesë sekonda për të reaguar në mënyrën, e cila ju lidh dhe vërteton se lidhja juaj është më e fortë se cilido problem që ju shfaqet përpara”, thotë Gynter.

 

2. Këtë e bën më mirë se sa unë

“Do të ishte mirë që partnerët t’i pranojnë mangësitë e tyre. Nëse ai është më i mirë në kuzhinë, mos tentoni t’i përziheni, tërhiquni dhe falënderojeni për gjellën që e ka zier”.

 

3. Jam i (e) zemëruar

“Njerëzit shpesh për ta shmangur grindjen dhe fjalosjen thonë se nuk janë të zemëruar, por kjo vetëm sa nxit agoni. Shfaqja e drejtë dhe e sinqertë e emocioneve do t’ju sjellë deri tek qëllimi juaj i vërtetë”.

 

4. Të lutem, a thua ç’po ndodh

“Kjo është mënyra më e mirë që mund të thoni gjatë një diskutimi drejtuar anës tjetër dhe kjo është mënyra e duhur për t’ia hapur zemrën. Kjo partnerit ia bën me dije se jeni të pranishëm, se e dëgjoni me vëmendje dhe dëshiron të flasë me juve”.

 

5. Gjithçka që thoni, bëjeni në mënyrë të drejtpërdrejtë

“Jetojmë në një kohë kur porositë mund t’i dërgoni në celular dhe në kompjuter. Të shikosh porosinë në ekran, më vjen keq që je i (e) pikëlluar, apo i (e) hidhëruar, nuk e ke të njëjtin efekt sikurse e thoni në mënyrë të drejtpërdrejtë, përballë njëri-tjetrit”.

Komento