Pese ushqimet qe ju bejne me terheqes

Pese ushqimet qe ju bejne me terheqes

Bukuria nuk ka moshe, risia e fundit e lidhur me dietat jane ushqimet qe permiresojne bukurine dhe rrisin magjepsjen tone.

Pervec kremerave te kushtueshem per lekuren dhe trajtimeve te ndryshme te bukurise, ushqimi mund te beje diferencen, duke permiresuar vitalitetin e flokeve, thonjeve dhe lekuren. Perse atehere te mos kontriubojme ne joshjen tone edhe me nje ushqimin ad hoc? Le te shohim se cilat jane pese ushqimet qe shpetojne bukurine.

1. Vitamina C
Sa shume kohe dhe para keni shpenzuar per te ushqyer trupin tuaj me kremera me vitanine C pa menduar ta kerkojme ate tek ushqimet?
Nje studim i publikuar ne American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se marrja e rregullt e vitamines C, zvogelon mundesine per te patur nje pamje te rrudhur ne moshe te re. Per te marre sasine e duhur te vitamines C ne dieten tuaj te perditeshme, provoni te pini nje gote me leng portokalli cdo mengjes dhe te hani gjate dites ushqime si papaja, lakra, brokoli dhe specat.
Per bukurine tuaj provoni lengje me shije tropikale ose nje sallate me frutat e permendura, dy ide te shijshme por vecanerisht te thjeshta per t’u realizuar.

2. Ostrike
Ostriket jane burimi me i mire natyral i zinkut ne bote. Gjashte ostrike furnizojne organizmin tone pese here sa sasia e perditshme e rekomanduar e zinkut. Zinku ndihmon funksionimin e duhur te hormoneve, ne vecanti te testosteronit.
Eshte shume e rendesishme edhe per rritjen, zhvillimin, sheruese per plaget dhe stimulon prodhimin e kolagjenit. Pikerisht per kete motiv, zinku eshte nje kontribut i vlefshem per tonifikim e lekures dhe per ata qe vuajne nga problemi i akneve, duke ndihmuar parandalimin.

3. Panxhari
Panxhari i shijshem dhe dietik eshte nje lloj perime shume i perdorur ne recetat tona. Panxhari eshte ideal per t’i dhene force dhe energji flokeve si dhe lekures, sepse ato permbajne sasi te larte te biotines, nje vitamine e vecante e grupit B. Panxhari eshte i pasur edhe me vitamine A, K, C, te cilat vitaminat jane te lidhura me anti-plakjen e lekures.

4. Fara e sojes
Nese jeni te apasionuar pas guzhines japoneze me siguri keni ngrene farat e sojes qe, pervecse jane te shijshme, jane edhe nje ndihme e madhe per te ulur kolesterolin dhe mban larg rrezikun e tensionit te larte. Por jo vetem, soja eshte e pasur me Omega3, eshte ne gjendje te jape nje efekt rrezatues dhe shkelqyes. Omega3 e gjendur ne farat e sojes ndihmon te shuaje inflamacionet e organizmit, lufton thatesiren e lekures duke i dhene nje pamje me rinore dhe rrezatuese.

5. Arrat braziliane
Arrat e Brazilit, jane nje miniere seleniumi, nje mineral thelbesor per shendetin dhe bukurine e lekures. Mjafton vetem nje sasi e vogel seleniumi per te siguruar antioksidante te fuqishem per oragnizmin qe sic e dime, ndihmojne ne parandalimine radikaleve te lira, shkak kryesor i plakjes se lekures. Eshte shume e rendesishme te jete prezente, por jo te abuzojme me seleniumin, sepse mund te shkaktoje renie te flokeve, njolla ne lekure, dhe ato brazdat e vogla qe formohen ndonjehere tek thonjte. Dozat e seleniumit qe keshillohen per nje te rritur jane 50-55 mg ne dite.

Komento