Peshku i mirë për të ruajtur sistemin e kujtesës

Peshku i mirë për të ruajtur sistemin e kujtesës

Peshku i mirë për të ruajtur sistemin e kujtesës Ushqimi i detit rekomandohet si një mjet i mirë mbrojtjes ndaj humbjes së kujtesës për shkak të përmbajtjes së supozuar të tij me shumë fosfor. Por fosfori duket se nuk është edhe aq i lidhur me kujtesën, sesa me dhëmbët dhe kockat tona.

Prandaj, një studim i ri tregon se ndoshta nuk është ai që e bën peshkun vërtet të mirë ëër të ruajtur sistemin tonë të kujtesë, por është një lëndë tjetër, ajo që auhet “omega-3” ajo që e mundëson një gjë të tillë.

Omega-3, e cila në fakt është një acid yndyrore e lejon peshkun që të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e funksioneve të sistemit nervor, sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga studiues të Institutit Kombëtar Shëndetësor në Meriland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në veçanti, ata përmendën se janë dy elementë të tjerë si acidi docosahexaenoic (DHA) dhe acidi eicosapentaenoic (EPA) që ndikojnë në mekanizmin e kujtesës, që të dy elementë përbërës të peshkut.

Komento