Pija ideale për një fytyrë të shkëlqeshme

Pija ideale për një fytyrë të shkëlqeshme

Pija ideale për një fytyrë të shkëlqeshmePër të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm është e rëndëishme që ju të përdorni një pije të rëndësishme të përbërë prej katër përbërësish kryesorë e cila do ju ndihmojë të keni përfitime sa më të mëdha.

Përbërësit që ju duhen për një organizëm të shëndetshëm janë;

Mentja
Efekti i saj freskues mund t’ju ndihmojë në zbutjen e skuqjes së fytyrës dhe uljen e temperaturës së trupit. Aromaterapia me mente mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e akneve të shkaktuara nga stresi dhe ekzemave.

Çaji i gjelbër
Antioksdiantët që gjenden në të ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Lëngu i limonit, është i pasur me vitaminë C, një koenzimë që trupi juaj e përdor për krijimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

Xhenxhefili
Ka veti anti-inflamatore në uljen e nxehtësisë së trupit, lëkurës së irrituar në sipërfaqe dhe thellësi. Gjithashtu, rrënjët e xhenxhefilit ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve në stomak.
Për të përgatitur këtë përbërjje është e rëndësishme që të keni këto përbërës kryesor: 4 gota uji, të ndara, 2 lugë (të mesme) çaj të gjelbër, ½ gotë me gjethe menteje të freskëta, të grira, 1/3 gotë me xhenxhefil të freskët të grirë dhe 1/3 gotë lëng limoni.
Hidhni dy gota uji në çajnik dhe lërini sa të ziejnë. Më pas shtoni çaji e gjelbër, menten, xhenxhefilin dhe lëreni për 30 minuta të ftohet. Hidhini në një kanë me anë të një kullese në mënyrë që të merrni lëngun e mbetur nga çaji i gjelbër dhe gjethet e mentes. Shtoni lëngun e limonit dhe ujin e mbetur.

Komento