Pije energjike për studentët dhe studiuesit

Pije energjike për studentët dhe studiuesit

Qumësht, sheqer, kakao dhe banane: pije energjike për fuqi fizike dhe mendore.

Pas shisheve me fosfor, pijeve të ndryshme energjike, në treg në ndihmë për nxënësit e studentët vjen pija e re “Netet para provimeve” krijuar nga nxënësit e shkollës së hotelerisë IaI në Aviano, (Pordenone) nën drejtimin e prof. Mario Frausin.

Frausin shpjegon: “kjo pije nuk duhet të përdoret vetëm ditët para provimit, por gjatë gjithë periudhës së përgatitjes. Është recetë e thjeshtë: një gotë qumësht apo kos, 2 lugë kakao (ose shurup cokollate) 2 lugë kafe sheqer, një banane, vanilje dhe luleshtrydhe.

Merrni një shtryllëse, fusni brenda copa akulli dhe banane, të ndjekur nga 2 lugë kafe sheqer, qumësht të ftohtë (ose kos), 2 lugë kakao apo shurup çokollate. Në fund përzierjen hidheni në një gotë”.

Komento