Pijet e gazuara shkaktojnë plakje

Pijet e gazuara shkaktojnë plakje

Studimi më i ri ofron edhe një arsye konkrete pse duhet ndaluar konsumimin e pijeve të gazuara. Studimi në minj ka zbuluar se si niveli i lartë i fosfatit në organizëm, e shpejton procesin e plakjes.

Po ashtu, mund të rris shpeshtësinë dhe fortësinë e komplikimeve shëndetësore, të cilat lidhen me moshën, siç janë sëmundja kronike e veshkave, kalcifikimi i venave të gjaku dhe sëmundjet e zemrës.

Studiuesit kanë konstatuar se konsumimi i lartë i fosfatit, po ashtu mund të shkaktoj paraqitjen e atroforisë së rëndë muskulore dhe të lëkurës.

Konsumimi i lartë i pijeve të gazuara dhe ushqimit të përpunuar, ndjeshëm e rrit konsumimin e përgjithshëm të fosfatit, ndërsa mbajtja e baraspeshës së konsumimit të fosfatit, është e rëndësishme për shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Komento