Pilingu i lëkurës

Pilingu i lëkurës

Ekspertët mendojnë se për ta pasur një lëkurë më të tërhequr dhe më të shtrënguar piling i shkëlqyeshëm është fërkimi i saj me kripë deti, apo me disa preparate të dedikuara enkas për shtrëngimin dhe tërheqjen e lëkurës.

E gjithë kjo ndikon dhe nxit qarkullimin e mirë të gjakut, e rezultat i kësaj është një lëkurë më elastike. Bëni një piling të mirë gjatë kohës së dushit, disa herë në javë, varësisht nga lloji i lëkurës suaj.

Edhe një tjetër mënyrë për ta shtrënguar dhe tërhequr lëkurën janë kremrat e pasura me kolagjen. Ato kushtojnë, por ia vlen. Mirëpo, kur të përcaktoheni për kremra të tilla, së pari duhet të këshilloheni me dermatologun tuaj, sepse nuk ndikon secili prodhim njësoj edhe te tjetri.