Pilula për të ngjallur epshin e femrës

Pilula për të ngjallur epshin e femrës

Nga kongresi botëror i gjinekologëve, të mbajtur në Venedik, vjen një lajm i mirë për femra

Nga kongresi botëror i gjinekologëve (ISPOG), të mbajtur në Venedik të Italisë, vjen një lajm i mirë për të gjitha femrat me epsh të shuar, apo vogël seksual – është zbuluar një tabletë e re.

Profesoresha Alessandra Graziottini, drejtoreshë e Qendrës për sëmundje femërore dhe seksologji nga Milano, shpjegon se “dëshira seksuale femërore varet nga mekanizmi i zvogëluar dhe nga substanca e quajtur dopaminë, e cila stimulon dëshirën për seks”.

Sporti dhe djersitja aleatë të dobishëm

Në këtë kongres është thënë edhe se, për rritjen e libidos së femrave, të dobishëm janë aktiviteti fizik dhe ushtrimet. Duke ushtruar, vjen deri te rritja e substancës së quajtur serotoninë dhe asaj endorfinë, që janë të rëndësishme për humor të mirë. Pilula magjike që është prezantuar në këtë kongres quhet drospirenon, i cili është një progesteron nga pilula kontraceptive “Yaz”.

Profesoresha Graziottini shpjegon se, pas gjashtë muajsh terapie me këtë pilulë, është parë se te shumica e grave vjen deri te rritja e epshit seksual. Për ato femra që frikohen se mos kjo pilulë i trashë, doktoresha thotë se ky rrezik nuk ekziston, meqë drospirenoni ka edhe efekt diuretik, prandaj mund të ndikojë edhe në rënien në peshë.

Çdo e treta grua nuk ka epsh seksual

Pilula Yaz ka edhe efekt antiadrogjenik, ka veprim të dobishëm në ten, psikikë dhe vetëbesim. Profesoresha Rosella Nappi nga Universiteti në Pavia të Italisë, e cila ka konstatuar se çdo e treta grua ka problem me seksualitet.

Komento