Pilulat prishin imunitetin natyror, kërcënojnë gratë nga papilloma

Pilulat prishin imunitetin natyror, kërcënojnë gratë nga papilloma

Sëmundjet seksuale nëse nuk mjekohen, mund të shndërrohen në shkaktarë të problemeve serioze me shëndetin. Nëse femra është shtatzënë, sëmundja mundet ti kalojë fëmijës.

Fëmija mund të pësojë ndikime negative dhe formim anormal gjatë zhvillimit struktural. Ai mund të vuajë nga patologji të ndryshme të jetës endouterine (brenda mitrës).” Kështu thotë për gazetën “Ballkan”, gjinekologu i vjetër i kryeqytetit, më përvojë 50-vjeçare, Apostol Lira.

Duke iu referuar përvojës së tij klinike të gjatë, të cilës i ka dedikuar edhe një libër të titulluar “Jeta seksuale, probleme të përditshme” por edhe njohurive të reja bashkëkohore të literaturës me të cilin ai nuk e ka humbur kontaktin as sot që po shkon drejt të 80-ave, ai parashtron ide me interes të cilatdo të shërbenin për të minimizuar përmasat e përhapjes së SST-ve dhe pasojat e tyre .

Ndryshe nga sa duket dhe besohet se sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë vetëm ato që hasen në organet gjenitale, ai thotë se STD-të mund të prekin çdo regjion të trupit, efekti i tyre nuk kufizohet vetëm në organet gjenitale. Shpesh, personat që preken nga këto sëmundje, nuk tregojnë kujdes, nuk vlerësojnë shenjat që shoqërohen pa dhimbje.

Për rrjedhim, mbeten të padiagnostikuar dhe të pamjekuar. Më poshtë, dr. Apostoli flet për një nga infeksionet më problematike, Papiloma Virus, nga e cila preket pjesa më e madhe e popullatës, por që prej disa shtameve shqetësuese nga rreziku i ulët e deri tek i larti, preken një pjesë shumë më e vogël e saj.

Papiloma virale e njeriut (HPV) është një ndër sëmundjet që transmetohen nëpërmjet kontaktit seksual nga anglishtja ATD (Sexuals Transmitted Deseases). Këto sëmundje më përpara janë quajtur edhe sëmundje veneriane dhe përfshinin sëmundjet e Gonoresë dhe të Sifilizit. Sot është shtuar numri i sëmundjeve që transmetohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Secila nga këto sëmundje shkaktohet nga mikroorganizma specifikë. Këto paraqesin shenja të ndryshme dhe secila prej tyre kërkon trajtim specifik. Secila prej STD-ve (Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme) shoqërohetme klinikën e saj, simptomat e veçanta, ndërlikime dhe përfundime të ndryshme.

Papiloma mund të transmetohet edhe nga puthja
Papiloma viruale e njeriut (HPV) transmetohet nëpërmjet raporteve seksuale vaginale ose anale, nëpërmjet kontakteve të gojës me organet gjenitale apo anusin, edhe nga kontaktet apo puthjet buzë më buzë. Human Papuloma Virus (HPV), është një infeksion që transmetohet kryesisht seksualisht dhe sipas të dhënave të Center for Diseas Control në Amerikë, 70-80% e grave dhe e burrave me jetë seksuale active, paraqesin shqetësime prej infeksioneve të HPV në disa pika.

CDA raporton se 80% e popullatës në Amerikë është bartëse e njërit prej 100 tipeve të viruseve HPV që njihen. HPV jetojnë e zhvillohen në lëkurë, mukoza, membranë dhe shpesh nuk shoqërohen me simptoma. Disa nga shtamet e viruseve konsiderohen si shtame me risk të ulët dhe shkaktojnë çrregullime metabolike në qelizat e qafës së mitrës dhe në organet gjenitale. Shtame të tjera virale janë me rrezik të lartë dhe paraqesin një rrezik më të shtuar për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës (cervical cancer- cv).

Tipe të ndryshme të HPV shkaktojnë shenja dhe simptoma të ndryshme. Në shumë raste, femra e sëmurë nuk paraqet simptoma të sëmundjes, edhe pse e ka infeksionin HPV dhe nuk ka shfaqje të kancerit të qafës së mitrës. Në 93% të rasteve të infeksionit me HPV tek femrat që janë diagnostikuar të infektuara për herë të parë, në kontrollin e dytë pas ciklit menstrual nuk u gjetën tipat e njëjtë të viruseve. Kjo dëshmon se viruset janë të ndryshme dhe në 75% të rasteve ndodh riinfektimi.
Rrallë, në ekzaminimet e bëra rezultojnë të dhëna për HPV negative për kancer. Por varësisht nga rezultati, këto raste do të mbështeten edhe nga ekzaminime të tjera plotësuese, cetilogjitë cervikale, Testi i Papanikolaut.

Edhe burrat të rrezikuar nga kanceri anal
Infeksioni me HPV është i njohur prej shumë kohësh. Ai shoqërohet me neoplazmë intraepiteliale (VAIN-vaginal intraepithelial neoplasi) dhe me kancerin cervical tek femrat. Po ashtu, tek burrat zhvillohet kanceri anal. Pacientët që janë në mënyrë simultante të infektuar me HIV, infeksioni është i qartë dhe i shoqëruar me kancer. Ky kombinim është i shpeshtë në seksin mashkull.
Rrezikun për tu sëmurur me HPV e kanë sidomos femrat dhe meshkujt seksualisht aktivë, grupmosha 15-30 vjeç, sepse ky është grupi që kërkon të njihet me stilin e jetës dhe është në kërkim të partnerit. Pas moshës 30 vjeç, rastet pakësohen dhe akoma më shumë rrallohen pas 35 vjeç, mosha kur femrat dhe meshkujt martohen dhe ndërpresin marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore. Kështu, tek këto mosha ulen rastet me HPV. Numri i personave me HPV në Shqipëri është rritur ashtu si në vende të tjera.

Motivet e shtimit të rasteve favorizohen nga faktorët e mëposhtëm;
Dr. Apostoli: Edukimi shëndetësor lë për të dëshiruar
Ndryshimet në mënyrën e realizimit të marrëdhënieve seksuale, kontaktet seksuale të rastit, të cilat janë më të theksuara se në çdo periudhë tjetër të jetës shqiptare. Kjo pamje e ndryshuar, krahasuar me 20 vjet më parë, ka faktor tjetër lëvizjen emigratore jashtë vendit si dhe lëvizjen e lirë të popullsisë brenda vendit, duke shtuar marrëdhëniet seksuale mes partnerëve të panjohur. Përdorimi i paktë i mjeteve kontraceptive, të tilla që mbrojnë jo vetëm nga shtatzanitë e padëshiruara, por edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme është faktor kardinal.

Si mjek shoh që përdorimi i spermicideve për të mos pasur fëmijë, përdorimi i gjerë i kontraceptivëve oralë, i tabletave të ndryshme apo gjilpërave që bëjnë femrat për tu mbrojtjur nga shtatzanitë, shërbejnë si metoda kontracepsioni, por ato ndryshojnë edhe mekanizmat e imunitetit natyror femëror. Pilulat mund të kirjojnë kushte të favorshme për tu prekur më lehtë nga SSD-të dhe për zhvllimin e infeksioneve.

Përdorimi i kufizuar i prezervativëve mashkullorë si mjet i përsosur profilaktik nga SDT-të dhe përdorimi në vend të tyre i kremrave , diapozitivëve intrauterinë (IUD) dhe diafragmës kanë rrjedhojë rastet e shtuara të infeksioneve seksuale e sidomos të virus papillomës.
Edukimi shëndetësor lë shumë për të dëshiruar, ka pamjaftueshmëri të informacionit në problemet e higjienës seksuale dhe të diagnostikimit të STD-ve. Nga moszbatimi i masave profilaktike si bazë e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo femër duhet ti nënshtrohet një herë në vit ose në tri vjet, ekzaminimeve gjinekologjike, Testit të Papanikolaut (PAP TEST) dhe sipas rastit, ekzaminimeve citologjike, kolposkopive, biopsisë etj. Në Shërbimin Parësor të Gjinekologjisë dhe Onkologjisë ka mangësi të theksuara, sa organizative dhe profesionale e pajisje me mjejet e duhura.

Nga ana tjetër, duhet të punohet për të ndryshuar edhe vetë mentalitetin e shumë grave, që refuzojnë bërjen e ekzaminimeve të rregullta, si Pap-Testi, kolposkopia e deri dhe tek vizita e thjeshtë gjinekologjike.
Në shtimin e infeksioneve të STD-ve ka ndikuar edhe përdorimi i shtuar i alkoolit dhe narkotikëve si dhe rrethanat e reja të krijuara në florën bakteriale, që sjellin shtimin e rasteve të infeksioneve asimptomatike (pa shenja) dhe shtim të disa bakteriozave që ka rritur potencialin e bartësve të STD-ve. Të gjitha këto STD që i mbivendosen ose jo virusit të papillomës, kanë ndikimin e tyre në shtimin e rasteve të kancerit të qafës së mitrës, në forma dhe në stade të ndryshme.

Kanceri, mënyrat e trajtimit sipas stadit

Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet në pjesën vaginale të qafës së mitrës ose në kanalin e qafës së mitrës (carcinoma canalis cervicalis). Në kancerin e qafës së mitrës dallojmë forma krateri, forma endofite, me plagë, ulceracione dhe infilracione përrreth. Dallojmë edhe formën tjetër, ekzofite, me pamje makroskoskofite të lulelakrës, që nga një leze zhvillohet dhe pushton tërë hapësirën e vaginës. Krahas ndryshimeve lokale në qafën e mitrës ndodh zhvillimi i metastazës në stadet I, II, III, IV, në parametrat vaginë, mitër, tubat fallopianë, vezoret dhe organet e tjera fqinje, vezikën urinare etj.
Trajtimi varet nga stadi. Në stadin fillestar bëhet ndërhyrje kirurgjikale, heqje e qafës ose e mitrës, kimioterapi dhe në stadet e avancuara operacioni është më i gjerë: Hiqet jo vetëm mitra, por edhe gjendrat limfatike, vezoret. Në format e avancuara aplikohet kobaltoterapia dhe kimioterapia.

Gjendja shëndetësore e gruas me HPV kancer, në stadet e fillimit nuk paraqet ndryshime. Në fillim gjendja shëndetësore e gruas paraqet dobësi të përgjithshme, rënie në peshë trupore, dhimbje beli e më vonë shfaqen sekrecione të qelbëzuara e me erë të keqe.


Parandalimi

Në masat profilaktike e parandaluese të HPV-ve e kancerit të qafës së mitrës, krahas masave higjieno-sanitare duhet të kufizohen e kontrollohen kontaktet seksuale vetëm me partnerë të njohur e të shëndetshëm. Në çdo kontakt të përdoret prezervativi që është mjeti i vetëm profilaktik dhe shumë i sigurt. Masë profilaktike e veçantë është edhe aplikimi i vaksinës (gardasit) anti HPV. 6-11 de 16-18 e cila duhet të aplikohet tek vajzat para pubertetit dhe të përsëritet në moshat e mëvonshme. HPV paraqet me shumë se 100 lloje shtamesh, por vaksina përfshin veprimin profilaktik për shtamet e njohura e më të shpeshta. Studimet në këtë fushë, vijojnë./ballkan/

Komento