Pini nga tri gota çaj dhe pas një muaji nuk do ta njihni fytyrën tuaj

Pini nga tri gota çaj dhe pas një muaji nuk do ta njihni fytyrën tuaj

Pini nga tri gota çaj dhe pas një muaji nuk do ta njihni fytyrën tuajNëse keni probleme me aknet, përkatësisht puçrrat, mendoni rreth asaj që ta filloni tretmanin që bazohet në lloje të ndryshme të çajit. Për rezultate më të mira sugjerohet që çajin ta përdorni si nga brenda, po ashtu edhe nga jashtë.

Shumë femra kanë konsumuar nga tri gota çaj në ditë, e rezultatet ishin të dukshme pas vetëm një muaji,transmeton gazeta Kosova Sot.

RRËNJËT

Midis rrënjëve, që janë të shkëlqyeshme për lëkurë të pastër, në vend të parë janë rrënja e rrodhes, luleradhiqes dhe xhenxhefilit. Çaji nga rrënja e rrodhes është i hatashëm kundër akneve. Ju nevojitet kohë më e gjatë t’i vëreni rezultatet, por ia vlen ta provoni. Provoni së paku disa herë në javë të pini këtë çaj, në një periudhë kohore prej disa muajsh. Çaji nga rrënja e luleradhiqes është, siç theksojnë disa, zëvendësim i mirë për kafenë – vetëm ia shtoni pak mjaltë dhe qumësht kokosi dhe do të ditoni një shije të hatashme, që ndikon si detoksifikues. Për lëkurën tuaj më së miri është të kombinoni rrënjën e rrodhes dhe të luleradhiqes. Përzieni një lugë të secilit çaj dhe e përzieni me një gotë ujë të vluar. E lini të mbuluar për 10 minuta, procedoni dhe e pini. Sa i përket xhenxhefilit, ai është i shkëlqyeshëm, po ashtu si pastrues i organizmit, derisa e përmirëson edhe tretjen.

KASHTA E TËRSHËRËS DHE ÇAJI I GJELBËR

Çaji nga kashta e tërshërës është ndër më të mirët për lëkurë të bukur, sepse përmban vitamina B dhe vitamina A e C dhe është i shkëlqyeshëm për qetësim, si dhe zvogëlon stresin. Sugjerohet për ata më të moshuar se 30 vjeç, për ata që kanë akne. Lëkura do t’ju zbutet dhe do të duket më e re. Pini këtë çaj para se të shkoni në gjumë. Pos çajit nga kashta e tërshërës, edhe çaji i gjelbër është i pashmangshëm, sepse e pastron organizmin nga brenda.

KAÇJA DHE KAMOMILI

Këto dy lloje të çajit, që pothuajse të gjithë i kemi, ndikojnë kaq mirë në lëkurën tonë. Bëhet fjalë për kamomilin dhe kaçen. Çajin nga kamomili mund ta pini për çdo ditë, e po ashtu mund ta aplikoni edhe në fytyrën e pastër, sepse ndikon si tonik, qetëson, ndikon kundër inflamacioneve, qetëson infeksionet dhe ndihmon te sytë e fryrë. Çajin kur ta vloni e lini të ftohet dhe e aplikoni në fytyrë me pak pambuk. Kaçja është përplot me vitamina C, që është kyç për sistemin imun, por edhe për shëndetin e lëkurës.

Komento