Plakja e partneres, makthi më i madh i meshkujve

Plakja e partneres, makthi më i madh i meshkujve

Të gjithë mund të mendoni se shqetësimi më i madh për meshkujt është pagimi i faturave dhe puna. Por, duket që makthi më i keq i tyre është mundësia që partnerja e tyre të plaket.

Një anketë e zhvilluar së fundi zbulon se një në dhjetë meshkuj frikësohet nga mundësia e plakjes së partneres dhe për faktin se do të mbeten vetëm.

Eksperti për marrëdhënie mashkull-femër,Jo Burnett, shpjegon: “Ekziston thënia që nëse dëshironi të dini se si do të duket e dashura juaj, njihuni me nënën e saj.

Nëse dëshironi femër me trup të bukur, ndërsa nëna e saj është e shëndetshme, ka shumë mundësi që edhe ajo të bëhet ashtu në të ardhmen. Por megjithatë, femrat sot i kushtojnë më shumë rëndësi vetes sesa gjeneratat e kaluara, kështu që nuk do të thotë që gjithmonë do të ndodhë kështu.

Anketa përveç kësaj ka treguar që meshkujt të cilët rriten me shumë motra nuk janë aq atraktivë për femrat sa ata që rriten me vëllezërit. Arsyeja e kësaj është që ndoshta kanë dozë më të vogël të mashkulloritetit, për dallim nga ata që rriten në mjedis kryesisht mashkullor.

Komento