Po rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga anoreksia

Po rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga anoreksia

Numri i fëmijëve që vuajnë nga anoreksia, apo ndonjë tjetër lloj i çrregullimit në të ushqyer, sipas ekspertëve britanikë, është rritur në masë të madhe gjatë këtyre viteve të fundit.

Numri i pacientëve më të rinj se dhjetë vjeç pothuajse është trefishuar. Ajo që është edhe më shumë brengosëse është fakti se shumica e numrit të këtyre personave që vuajnë nga anoreksia janë të moshës së re, në fakt 2.290 pacientë të pranuar në spitalin e Londrës, nga periudha kohore qershor 2011 – qershor 2012, ishin nën moshën njëzet vjeçe.

Sipas ekspertëve, te fëmijët që vuajnë nga anoreksia ndikon fotografia apo mendimi i tyre i vrazhdë që kanë për veten e tyre.

Fëmijët e moshës dhjetë vjeçe kanë theksuar se dëshirojnë të humbin në peshë vetëm e vetëm t’ju mundësohet t’i veshin xhinset e modeleve të fundit.

Nga çrregullimet në ushqim nuk vuajnë vetëm fëmijët, por gjithashtu edhe të rriturit. Për fat të keq, ndihmë mjekësore marrin vetëm ata që janë në rrezik jete. Kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në spital mund të zgjasë nga disa javë deri në gjashtë muaj.

Komento