Pracetamoli, kërkohet një zëvendësues

Pracetamoli, kërkohet një zëvendësues

Lamtumirë paracetamol. Perëndon era e principit aktiv bazë për shumë barna kundër temperaturës dhe dhimbjes, ndër më popullorët janë Takipirina dhe Efergalan.

Sipas një artikulli të Nature Communications, publikuar nga një skuadër kërkuesish nga Franca, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, tani hapet rruga për zëvendësimin e paracetamolit me molekula të reja.

Paracetamoli ka efekte anësorë negativë mbi mëlcinë, veshkat dhe palcën kurrizore, në rast mbidoze. Substanca në fakt kishte përfunduar nën akuza edhe më parë, një studim kishte zbuluar se te fëmijët nën 15 muajsh shkaktonte azëm dhe alergji.

Kundër temperaturës së lartë, ftohjes, apo dhimbjes së kokës, në majë të klasifikimit të preferencave të pacientëve dhe mjekëve janë gjithnjë barnat me bazë paracetamolin. Por studiuesit, pas 60 vjet tregtimi të substancës pa njohur kurrë procesin e vërtetë të veprimit, kanë identifikuar molekulën kyce që e bën paracetamolin efikas. Është një molekulë e quajtur TRPA1 dhe gjendet në sipërfaqen e qelizave nervore.

Ka qenë një eksperiment për të vëzhguar limitin e durimit të dhimbjes me anë të cilit është arritur zbulimi i molekulës TRPA1. Ndër të tjera studiuesit kanë zbuluar dhe që përdorimi e paracetamolit con në krijimin e një nënprodukti të dëmshëm të quajtur NAPQUI, përgjegjës për efektet anësorë toksik.

„Tani kemi kuptuar mekanizmin kryesor të funksionimit të kësaj substance – thonë autorët e studimit – dhe kështu mund të nisim kërkimin e molekulave që funksionojnë në të njëjtën mënyrë por më pak toksike, që nuk shkaktojnë komplikime serioze në rast mbidoze“.

Hapen kështu skenarë të rinj për farmakologjinë, nuk na ngelet vecse të presim. Ndërkohë, kujdes ndaj dozave të përdorura.

Komento