Preshi

Preshi

Preshi është një perim i pasur me ujë (më shumë se 90%) me pak kalori dhe e këshilluar për dieta dobësimi, ai është i pasur me vitamina, si vitamina A, përmban shumë vitaminë C dhe sasi të moderuara të vitaminës B, si dhe i ofron trupit të gjitha elementet minerale me vlerë të tilla si hekuri, magnezi (i mirë për nervat), natriumi, squfurit, silici (i cili ndihmon në elasticitetin e eshtrave dhe të lëkurës), mangan, kalium (i dobishëm për të rregulluar yndyrën e tepërt), kalcium (i mirë për kockat) acid fosforik (tonik për sistemin nervor).

Preshi duhet të njihet për vetitë tonifikuse, qetësues për nerva, diuretik, laksativ, antiseptik dhe është rekomanduar për të trajtuar mostretjet, anemitë, reumatizmat, artritin, çrregullimet urinare, hemorroidet, plagët, kafshimet e insekteve, është e rekomanduar për të përmirësuar ose ruajtur freskinë e lëkurës. Preshi ul kolesterolin, nxit sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e kancerit.

Ata janë të njohur edhe për spastrimin e zorrëve. Pjesa e bardhë e preshit përmban fibra shumë delikate që mund të konsumohen nga të gjithë. Pjesa jeshile e promovon lëvizjen e zorrëve për një dalje të mirë dhe jo agresive dhe për këtë arsye i përshtatet edhe organizmave më të ndjeshëm.

Komento