Presioni i lartë i gjakut ulët me lëngun e panxharit

Presioni i lartë i gjakut ulët me lëngun e panxharit

Presioni i lartë i gjakut ulët me lëngun e panxharitNjë gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’iu ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës.

Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut.

Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike.

Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi.

Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, përfshirë spinaqin dhe marulen (lakra jeshile). Kështu një grup shkencëtarësh në Londër, realizuan një eksperiment; ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litri lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litri ujë. Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut, vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht.

Presioni i lartë i gjakut
Për të kuptuar se ç’është presioni i lartë i gjakut duhet më parë të dihen cilat janë vlerat normale të tij. Ato luhaten nga 80-100 mmHg (i larti-i tkurrjes së zemrës) me 50-70 mmHg(i ulëti-i lëshimit të zemrës) te fëmijët, duke arritur në 100-120 mmHg me 60-80 mm Hg tek më të rriturit dhe tek të moshuarit. Presioni i gjakut mund të tejkalojë shifrat normale gjatë një emocioni, pas një sforcimi fizik, pas pirjes së kafes, së alkoolit, së duhanit, pas teprimit ushqimor, pas ekspozimit të papritur tek temperatura të ulëta ose qëndrimit të zgjatur të kokës në diell etj.

Sidoqoftë pas disa minutash apo orëve ai mund të rikthehet në normë me ose pa mjekim. Kur ky konstatim është rastësor, në jetën e një personi të kontrolluar rregullisht, bëhet fjalë për ngritje të presionit, por jo për sëmundje të presionit të lartë të gjakut. Kur shifrat e mbinormës janë konstatuar në matje të njëpasnjëshme (çdo vakt për disa ditë ose javë rresht) nuk bëhet më fjalë për çrregullim rastësor, por për sëmundje të presionit të lartë.

Kur ngritja e presionit të gjakut pason shfaqjen e një sëmundjeje të veshkës, gjëndrave me derdhje të brendshme etj., ai konsiderohet shqetësim i saj dhe mund të normalizohet pas mjekimit të sëmundjes përkatëse me ilaçe ose në rrugë kirurgjike. Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e cila prek çdo ditë e më shumë njerëz, kryesisht të moshave të rritura. Megjithatë ai nuk përjashtohet as në të rinjtë, bile edhe tek fëmijët. Në ngritjen e tij ndikojnë disa faktorë si dieta, gjendja shpirtërore, kushtet e jetesës etj.

Shkaktarët:
Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit normal dhe provokatorët më të rrezikshëm të sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat, janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në brumëra.

Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë, do të ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurëse në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut etj. Angazhimi në veprimtari të ndryshme shoqërore, sportive, artistike etj. këshillohet për të gjitha moshat, sidomos pas daljes në pension dhe në rini.

Komento