Home » Këshilla të ndryshme » Problemet nga pastertia

Problemet nga pastertia

Me pare ishte papastertia dhe higjiena e paket qe sillnin semundjet dhe vdekjen. Tani eshte steriliteti i ekzagjeruar qe shkakton semundjet dhe vdekjet.

Fiksimi i pastertise eshte treguesi i nje semundjeje tipike e qyteterimit tone. Me pare ishte papastertia dhe higjiena e paket qe sillnin semundjet dhe vdekjen. Tani eshte steriliteti i ekzagjeruar qe shkakton semundjet dhe vdekjet.

Gjithcka qe eshte organike qe vepron ne menyre kaotike, shumellojshmeria, krijimi individual i pakontrolluar i njeriut dhe vegjetimi spontan i natyres, konsiderohen te pista, kaotike dhe te rrezikshme; nderkohe qe steriliteti i ekzagjeruar sjell vdekjen.

Bashkepunetoret me te forta jane reklamat qe tregojne shtepi te pastra e te rregullta duke reklamuar produktet e pastertise e duke i nxitur shtepiaket t’i blejne ato, me pas te bejne krahasimin. Sipas studimeve te fundit, nga kjo “sindrome” vuajne shume femra. Kjo “semundje” krijon nje rreth vicioz negativ ku personi jeton vazhdimisht me terrorin se e kalon jeten ne pisllek, ndaj lan vazhdimisht duart, ose pastron ambientin ku jeton dhe punon. Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet: nga raportet seksuale tek ato nderpersonale, por nuk perjashtohen edhe marredheniet me veten. Pra nese lani shpesh duart ose mbani gjithmone ne xhep letra te lagura, per t’u pastruar sa here qe prekni ndonje gje, atehere eshte momenti t’i beni nje pyetje vetes: a eshte normale dhe e rendesishme e gjithe kjo? Duke u bazuar te nje studim shkencor i publikuar se fundmi, higjiena e tepert ka efekt te kundert, ose me sakte na ben me te prekshem ndaj semundjeve dhe infeksioneve.

Mos valle fiksimi per rregullin dhe pastertine eshte nje semundje? Nga lind kjo mani? Perse keta njerez kane nevoje te jene te rrethuar nga ambiente shume te pastra dhe te rregullta? Shume njerez perpiqen t’i kuptojne keta te fiksuar, sepse sjellja e tyre eshte vertet per t’u urryer. Per sa u perket atyre, nuk u mjafton kjo menyre jetese acaruese, por perpiqen me te gjitha menyrat t’ua injektojne edhe te tjereve, duke i bere te ndihen gjithmone inferiore ndaj tyre.

Nese personi qe vuan nga ky shqetesim nuk ben asnje perpjekje per te ndihmuar veten, nuk konsultohet me nje ekspert, jeta shtepiake, prioritetet, higjiena personale, te drejtat dhe detyrat e gjithe pjesetareve te familjes, do te kushtezohen nga pastertia. Gjeja me e cuditshme eshte se shpesh keta njerez e kuptojne kete normalitet, por nuk mund te bejne asgje per ta larguar.

Cfare fshihet pas ketij fiksimi? Cilat jane mekanizmat qe i shkaktojne keto mani? Cfare i ben keta persona t‘u japin rendesi gjerave qe nga ana objektive jane pak ose aspak te rendesishme? Per te zbuluar kete enigme eshte e nevojshme te kerkojme ne te kaluaren e ketyre njerezve, ku mesa duket ky shqetesim ishte i pranishem edhe pse ne forme me pak te dukshme.

Sipas nje psikiatri, behet fjale per nje shqetesim maniak. Personi i prekur nga kjo anomali perpiqet te kontrolloje ankthin dhe friken “se mos infektohet” duke perdorur rituale ku perseritja e gjerave krijon nje lloj sjelljeje qe e qeteson, duke ditur se ka bere te pamunduren per ta larguar kete pasiguri. E njejta gje ndodh edhe me rregullin. Ne fakt, pak rremuje na ben mire, sepse rritet fleksibiliteti, krijimtaria dhe vecanerisht efikasiteti. Per rremujaxhinjte ka shume paragjykime, por me kaosin e tyre shpesh ata arrijne te fitojne kohe dhe para. Gjithsesi, nese do te kerkonim avantazhet e rremujes do te ishte e veshtire te nxirrnim dicka te re. Kush e ka studiuar me kujdes rremujen thote se ajo favorizon shkathtesine, krijimtarine dhe fuqine. Gjithashtu, kursen kohen dhe parate.

Le t’i kthehemi edhe nje here pastertise. Duke qene se nuk jane te vetmit, fiksimi per pastertine eshte shume i perhapur mes atyre qe e vuajne kete shqetesim. Ne fakt keta persona mendojne se jane ne rregull me boten e jashtme dhe njerezit qe i rrethojne. Etiologjia e kesaj patologjie duhet kerkuar te nje ngjarje e rende traumatike qe mund t’i kete ndodhur personit kohe me pare. Ketu ndikojne edhe faktoret e jashtem. Patologjia mund te shfaqet edhe si tipar ne karakter.

Ajo verehet zakonisht ne nje forme tjeter dhe me raste, kur personi eshte i tensionuar dhe per ta kapercyer kete gjendje, u futet me koke puneve te shtepise. Ankthi ose frika qe jane aq te dobet, i ben te mos i mbijetojne nje faktori te jashtem dhe te jene agresive (papastertia mund te shkaktoje semundje te cilave u frikesohen: me te tmerrshmet jane ato vdekjeprurese, sic eshte SIDA).

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress