Procesorët Ivy Bridge nxehen për shkak të pastës termale

Procesorët Ivy Bridge nxehen për shkak të pastës termale

Që nga prezantimi, procesorëve të rinj Intel Ivy Bridge u ka dalë zëri i keq për shkak të nxehjes më të madhe në krahasim me paraardhësit kur rritet tensioni, që është skenar tipik me rastin e overclockimit.

Shumica fajësonin për këtë procesin prodhues 22- nanometërsh, por nëse mund t’u besohet rezultateve të testeve të web sajtit japonez PC Watch, arsyeja për këtë mund të jetë shumë më pragmatike.

Gazetarët e PC Watch kanë hequr me kujdes ftohësin e vet nga procesori Core i7-3770K, dhe Thermal Interface Material bashkë me pastën termale i kanë zëvendësuar me ato të kompanisë OCZ (Freeze) dhe Coolaboratory (Liquid Pro). Rezultatet janë të paktën interesante; pas ndërrimit, temperaturat në tension normal kishin rënë për 18 për qind, ndërsa ato në 4 GHz me tension 1,2 V (tensioni fabrikisht është në 0,65 – 1.1 V) ishin për 23 për qind më të ulëta. Natyrisht, kjo është reflektuar edhe në overclockizim më të mirë të çipit, i cili i ka duruar shumë më mirë frekuencat e larta.

Mbetet të shihet nëse kjo do të ndikojë në ndryshimet eventuale në Intel, por me siguri që do të tërheqë vëmendjen e shumë shfrytëzuesve të cilët ky problem i kishte prekur më së shumti.

Komento