Produktet e lulediellit të mbrojnë nga ftohja dhe gripi

Produktet e lulediellit të mbrojnë nga ftohja dhe gripi

Produktet e lulediellit të mbrojnë nga ftohja dhe gripiStudimet e realizuara së fundi në lidhje me lulediellin kanë treguar se ajo është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut.

Është parë se farat e lulediellit, të cilat janë të pasura me selen, riparojnë qelizat e dëmtuara në trupin e njeriut, ADN-në, mundësojnë sintezën qelizore, pengojnë shtimin e qelizave kanceroze dhe nxisin apaptozën, mekanizmin të cilin e përdor trupi i njeriut për të shkatërruar qelizat anormale apo të vjetruara.

E pasur edhe me magnez, fara e lulediellit mundëson funksionimin e enzimave si elastinë dhe kolagjen dhe forcon kockat dhe kyçet. Ndërkaq, vetëm një çerek gote me vaj luledielli plotëson nevojën ditore të trupit për vitaminë E.

Ai gjithashtu ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Krahas kësaj, vaji i lulediellit ndihmon në mbrojtjen e qelizave përballë radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë strukturën qelizore, përfshirë këtu dhe ADN-në.

Ky produkt gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e qarkullimit të gjakut dhe prodhimin e rruazave të kuqe. Luledielli është dëshmuar edhe si një parandalues edhe i ftohjes dhe gripit, andaj preferohet që farat e tij të konsumohen sidomos gjatë ditëve të ftohta të vitit.

Komento