Home » Ushqim » Produktet e qumështit nuk shkaktojnë karies

Produktet e qumështit nuk shkaktojnë karies

Shkencëtarët japonezë kanë studiuar lidhjen ndërmjet konsumimit të produkteve të qumështit dhe shpeshtësisë së paraqitjes së kariesit te fëmijët.

Në studimin e publikuar në revistën “Journal of dentistry”, kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 fëmijë me moshë trevjeçare.

Në bazën e rezultateve të fituara, është zbuluar se fëmijët të cilët konsumojnë jogurt më shumë se katër herë në javë, kanë më pak karies në krahasim me fëmijët të cilët konsumojnë jogurt vetëm një herë në javë.

Ndërkohë, shkencëtarët nuk kanë arritur të gjejnë lidhshmëri ndërmjet konsumimit të djathit dhe qumështit dhe paraqitjes së kariesit.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress