Produktet për të cilat duhet të keni kujdes

produktet ushqimore

Për një jetë të shëndetshme dhe ushqyerje të ekuilibruar duhet të qëndroni sa më afer frutave dhe zarzavateve. Por është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj që të qëndroni larg pesticideve të perdora mbi to. Sipas një lajmi të publikuar në revisten “Reader’s Digest”, të gjitha llojet e mikrobeve, kërpudhave, insekteve dhe pesticideve nuk zhduken vetëm me larjen me ujë të bollshëm.

Testet e bëra tregojnë se frutat dhe zarzavatet e përgatitura në shtëpi kanë akoma gjurmë pesticidesh. Nëse qendroni larg frutave apo zarzavateve në markete që përmbajne pesticide, atëhere mund të shmangni 80 për qind të sasisë së këtyre ilaçeve. Për t’a bërë këtë duhet të keni informacion rreth produkteve të cilat përmbajnë një nivel të lartë pesticidesh dhe të blini produkte organike.

Frutat dhe zarzavatet që spërkaten më shumë me pesticide

Selino: Lekura e selinos nuk është e dobishme sepse përmban më shumë se 64 lëndë kimike. Larja e tij nuk eliminon plotësisht lëndet kimike. Perpiquni të blini selino organike ose brokoli, rrepka të kuqe apo qepë.

Pjeshka: Tek pjeshkat e kultivuara në kopshtet e frutave përdoren rregullisht 62 lloje lëndesh kimike. Këtë lloj fruti mund t’a merrni dhe organike por mund të preferoni dhe fruta më të sigurta si shalqi, mandarinë, portokall ose greifrut.

Luleshtrydhe: Nëse merrni luleshtrydhë jo të stinës atëherë mos harroni se tek ata mund të gjënden 59 lloje pesticidesh. Si alternativë tjetër mund të merrni kivi ose ananas.

Molla: Ashtu si pjeshka dhe molla sperkatët nga pesticide të ndryshme për t’u mbrojtur nga krimbat apo insekte të tjera. Sipas testëve të bera tek mollet gjënden rreth 42 lloj ilaçesh. Ferkimi gjatë larjes apo heqja e lëkures nuk pengon zhdukjen e plotë të mbetjeve të ilaçëve. Nëse mund t’a gjeni organike është fruti më i mirë. Nëse nuk e gjeni mund të provoni shalqi, banane dhe mandarinë.

Boronica: Boronica konsiderohet si një nga frutat më të pista të marketit, sepse përmban rreth 52 lloje pesticidesh.

Pjeshka pa push: Pjeshkat pa push bashkë me mollen dhe pjeshkat e tjera zënë vënd në frutat që përmbajnë 33 lloje të ndryshme pesticidesh. Nëse nuk gjeni pjeshke pa push organike mund të blini shalqi ose mango.

Specat për mbushje: Lëkura e specave për mbushje nuk është shumë mbrojtëse ndaj ilaveve kimike. Këtyre zarzavateve u përdoren shumë ilaçe kundër insektëve. Testët e bëra tregojnë se tek specat për mbushje janë gjëndur 49 lloje të ndryshme ilaçesh. Në vend të tyre mund të përdorni bizelen, brokolin dhe lakren.

Spinaqi: Spinaqi është një nga zarzavatet me gjethe jeshile mbi të cilin përdoren më shumë ilaçe, në të gjendën 48 lloje pesticidesh.

Lakra e zeze: Nga tradita e dimë se ky lloj zarzavati nuk ndikohet shumë nga pesticidet dhe sëmundjet. Por në testin e realizuar këtë vit tek lakra e zezë u panë shumë pesticide. Në vend të saj mund të merrni lakër, brokoli .

Qershia: Duke parë se edhe qërshitë e kultivuara në zona të caktuara nuk janë të sigurta, në një studim të bërë vitet e kaluara tek qërshite e importuara nga Amerika u gjetën tre herë më shumë pesticide. Në vënd të qershisë e cila përmban 42 lloje të ndryshme pesticidesh mund të perdorni manaferra ose boronica të kuqe.

 

Patatet: Tek produkti më i preferuar i fëmijëve dhe i cili përdoret shumë në fast-foode gjënden 37 lloje të ndryshme pesticidesh. Në vend të patates mund të perdorni patellxhanin, lakren, kërpudhen.

Rrushi: Duke theksuar se tek rrushi i importuar gjëndet më shume ilaç bujqësor specialistet pohuan se për shkak të lëkures së tij ilaçi nuk zhduket edhe pas larjes. Mbi të përdoren 34 lloje të ndryshme pesticidesh, në vend te tij mund të blini kivi ose manaferrë.

Komento