Produktet që i duhen shëndetit

Produktet që i duhen shëndetit

Produktet që i duhen shëndetitÇdo stinë ka perimet dhe frutat karakteristike. Për të larguar lodhjen e pranverës dietologët sugjerojnë konsumimin e tyre me tepricë, transmeton “Zeri.info”.

– Lakra: Lakra është e përbërë nga një element bazë që quhet luteinë dhe është e pasur me shumë vitamina. Lakra nuk është e mirë vetëm për sytë, por sidomos për ata që duan të djegin kalori është opsioni më i mirë. Ajo që është përparësi me ngrënien e lakrës është se mund të hani në sasi të mëdha pa pasur frikë se mund të shtoni në peshë, përkundrazi, ju do të ndiheni të ngopur dhe nuk do të vraponi pas ushqimeve të tjera.

– Spinaqi: Spinaqi është një nga ushqimet e para i cili duhet përdorur në pranverë. Ripërtërin gjakun, si dhe përmirëson lëkurën e sytë. Përdoreni atë me tepricë në dietat tuaja ushqimore, qoftë në gjellë apo në sallatë.

Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e sulmeve të papritura në zemër apo tru. Te ne është shprehi që spinaqi të përdoret në përgatitjen e piteve, çka mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj, pasi ju me këtë rast konsumoni shumë brumëra. Prandaj spinaqin duhet ngrënë vetëm në ushqime tjera që nuk përfshijnë brumin.

– Majdanozi: Majdanozi është i pasur me vitaminë C. Parandalon frymëmarrjen e vështirë. Përdorimi i majdanozit në sallatë është terapia më e mirë për ata që vuajnë nga gurët në veshka. Gjithashtu majdanozi ka vlera të veçanta pasi ndihmon në lehtësimin e stomakut dhe në një tretje të mirë. Mundohuni të përfshini majdanozin në të gjitha ushqimet që konsumoni.

Vitaminat: A, B, C

Proteinat: 0.3 g

Mineralet:Ca, Se

Majdanozi është i pasur me vitaminë C. Parandalon frymëmarrjen e vështirë. Përdorimi i majdanozit në sallatë është terapia më e mirë për ata që vuajnë nga gurët në veshka.

Ripërtërin gjakun

Spinaqi është një nga ushqimet e para i cili duhet përdorur në pranverë. Ripërtërin gjakun, si dhe përmirëson lëkurën e sytë. Përdoreni atë me tepricë në dietat tuaja ushqimore, qoftë në gjellë apo në sallatë.

Borziloku

Borziloku përdoret shumë në sallata dhe në supë. Kjo barishte është një antioksidant i madh. Ai ndihmon në mbajtjen larg ndaj infeksioneve virale, si dhe parandalimin e etheve. Përdorimi i borzilokut në gatime ndihmon dhe kundër astmës apo diabetit.