Proteinat janë thelbësore për humbje të peshës

Proteinat janë thelbësore për humbje të peshës

Proteinat janë thelbësore për humbje të peshësNëse dëshironi të hiqni peshë të tepërt, duhet t’i kushtoni vëmendje kryesisht asaj që hani.Shumica e njerëzve pa probleme fillojnë të humbin peshë kur e rrisin konsumin e proteinave, sepse trupi ka nevojë për më shumë kohë për t’i shpërbërë, tretur dhe shfrytëzuar proteinat, që do të thotë se për këtë arsye trupi konsumon më shumë kalori.

Periudha më e gjatë e shpërbërjes së komponenteve të caktuara ushqyese do të thotë një ndjenjë më të gjatë të ngopjes. Kjo nuk mund të arrihet me karbohidrate të thjeshta dhe yndyra.

Një studim ka zbuluar se konsumi i proteinave është thelbësor për përshpejtimin e punës së metabolizmit. Mënyra se si metabolizmi juaj punon kryesisht e përcakton se sa kilogramë të tepërt do të humbisni dhe a do ta mbani vijën e arritur.

Proteinat janë të rëndësishme për ndërtimin e masës muskulore. Sa më shumë masë muskulore që keni, trupi konsumon më shumë kalori. Nëse vërtet dëshironi të humbni peshë, atëherë gjithsesi duhet t’i kushtoni vëmendje konsumit të proteinave.

Për të ditur se sa proteina duhet të konsumoni, duhet të dini se cila është nevoja e trupit tuaj për proteina. Konsumi i rekomanduar ditor i proteinave varet shumë nga pesha e juaj trupore, shpeshtësia e ushtrimeve, gjendja shëndetësore dhe mosha.

Për konsum të rekomanduar ditor të proteinave gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun ose nutrologun, transmeton koha.net. Vetëm atëherë do ta dini me siguri se sa gramë proteina në ditë ju nevojiten.

Disa ushqime, të cilat janë ndër burimet më të mira të proteinave janë mishi i payndyrshëm, fasulet, bishtajat, tofu, vezët dhe produktet e përpunuara të qumështit.

Komento