Pse bëjmë lëvizje të tilla natën?

Pse bëjmë lëvizje të tilla natën?

Një studim francez ka dëshmuar se si trupi ynë përsërit gjatë natës lëvizjet e mësuara gjate ditës.

Sipas studiuesve, këto të dhëna janë një shpresë më shumë për të depërtuar në problemet që krijohen nga somnambulizmi.

Studimi francez i drejtuar nga Delphine Oudiette, eksperte në dinamikat e procesit të gjumit ka shqyrtuar më shumë kujdes një video në të cilën shfaqet një grua duke fjetur. Lëvizjet e saj në gjumë janë të tilla që e bëjnë gruan të ngjaje sikur po kërcen funkz dance.

Ajo që është për t’u çuditur është fakti që hapat që ajo ndjek ngjajnë gjithnjë e më shumë me hapat që ka mësuar pak ose me pare duke ndjekur disa pamje nga kompjuteri. Ky studim ka treguar se si trupi ynë riprodhon në gjumë çfarë mëson gjatë ditës.

Ky studim është publikuar në Plos ONE dhe sipas tij kur në flemë gjumë në trurin tonë aktivizohen të njëjtat zona që përfshihen kur në mësojmë diçka dhe e shtyn mendjen për të përsëritur informacionin e fituar gjatë zgjimit.

Për të kuptuar diçka më shumë, shkencëtaret kanë ekzaminuar rreth 70 vullnetare, 1/3 e të cilëve ishin me proces gjumi të shëndetshëm, 1/3 me probleme somnambulizmi dhe 1/3 tjetër të prekur nga “REM sleep behaviour disorder” që nënkupton probleme me sjelljen në gjumë. Hulumtuesit u kane kërkuar atyre që te ushtronin detyra të ndryshme gjatë ditës për shembull të shtypnin butona me ngjyra dhe të ngrinin apo të ulnin krahun në përputhje me komandën që u jepte ekrani i kompjuterit. Me pas të gjithë këta persona iu nënshtruan një monitorimi rigoroz të sjelljeve të tyre gjate natës. Të filmuar me anë të video kamerave, u vërtetua se lëvizjet që vullnetaret kryenin gjate natës ishin ose të ngjashme ose thuajse të njëjta me ato që kryen gjatë ditës.

Sipas kërkuesve, ky studim është një dëshmi e gjalle e mënyrës se si truri human rikrijon gjate gjumit informacionet motorike të magazinuara gjate zgjimit dhe ky zbulim shërben për të gjetur kura më të mira për të gjithë personat që kanë probleme shqetësuese me gjumin.

Gjate viteve shkenca ka provuar se një nga funksionet e trurit është që të lejojë përforcimin e informacioneve të fituara gjatë ditës, qofshin ato vizitave, hapësinore, etj. Mendohet se gjate gjumit ndodh një proces ri pastrimi dhe riorganizimi që shërben në ndarjen e informacioneve pak domethënës dhe evidentimin e informacioneve të rëndësishme, shqetësuese dhe që ndikojnë në mënyrë të dobishme gjate procesit të të mësuarit./ikub/

Komento