Pse duhet dashur dimrin dhe borën

Pse duhet dashur dimrin dhe borën

Dhe derisa të gjithë flasin për sasitë e mëdha të borës që bien këto ditë, mund ta shfrytëzoni dimrin dhe të gjitha përparësitë e tij. Dimri nuk duhet të jetë stinë e vitit kur të gjithë janë letargjikë dhe depresivë, ndërsa e tërë familja e sëmurë.

Aktivitete përjashta kanë përparësi të mrekullueshme shëndetësore gjatë dimrit. Ajri i ftohët dhe i freskët ndoshta do t’ju mbyllë në ngrohtësinë e shtëpisë, por aktivitetet në një mot të tillë bëjnë mrekulli për disponimin tuaj.

– Madje edhe hulumtimet shkencore nxjerrin fakte kyçe që vërtetojnë përparësitë e aktiviteteve dimërore;

– Aktivitetet përjashta gjatë dimrit do t’i kontribuojnë shëndetit të përgjithshëm;

– Ajri i ftohtë dimëror balancon hormonet dhe ndihmon të humbni kilogramë;

– Aktivitetet dimërore janë të shkëlqyera për forcimin e zemrës dhe sistemit respirator;

– Shpejtojnë metabolizmin, sepse trupi shpenzon energjinë shtesë për t’u ngrohur dhe për t’iu përshtatur temperaturës;

– Ekspozimi në ajrin e dimrit nxit krijimin e emocioneve pozitive, ndërsa redukton ndikimin e atyre negative, madje redukton ndjenjën e depresionit dimëror.

Aktivitetet në hapësirë të hapur krijojnë ndjenjën e mrekullueshme të lidhjes me natyrën. Përparësitë e dritës natyrore dhe ajrit të freskët do të përmirësojnë shëndetin fizik, por njëlloj kështu edhe shëndetin shpirtëror dhe emocional. Aktivitetet dimërore forcojnë dhe revitalizojnë trupin dhe shpirtin tuaj.

Sigurisht që mund të argëtoheni në diellin dimëror me dhëmbë. E rëndësishme është që të visheni ngrohtë, ndërsa lëvizja do t’u ngrohë edhe më shumë. Mos e gënjeni veten që dielli dimëror nuk mund të jetë i rrezikshëm. Nëse mendoni që një kohë më të gjatë ta kaloni në diellin dimëror, gjithsesi përdorni krem me faktor mbrojtës në të gjithë pjesët e ekspozuara të trupit, veçanërisht në fytyrë. Më me rëndësi është që të mbroni kokën, duart dhe këmbët, sepse 30 për qind e ngrohtësisë trupore humbet përmes duarve dhe këmbëve, ndërsa madje 40 për qind e ngrohtësisë trupore humbet përmes kokës.

Ajri në dimër është më i dendur se ajri në verë, çka do të thotë që përmban më shumë oksigjen, prandaj edhe ushtrimet në dimër janë veçanërisht të shëndetshme. Shumë njerëz konsiderojnë që ditët dimërore janë depresive, ndërsa dihet që ushtrimet janë të shkëlqyeshme për luftën kundër depresionit. Aktivitetet dimërore mund të jenë të jashtëzakonisht argëtuese dhe të kënaqshme.

Si të ushtroni gjatë dimrit?

Ushtrimet gjatë dimrit janë njëlloj të rëndësishme, si dhe ushtrimet gjatë pjesës tjetër të vitit. E rëndësishme është të dini se si ushtrimet në dimër mund të jenë madje edhe më argëtuese dhe interesante se ato të verës. Nëse visheni ngrohtë, asgjë nuk do t’u ndalojë të shijoni kënaqësitë e dimrit, ndërsa ne ju sjellim disa nga aktivitetet, të cilat gjithsesi e meritojnë që t’i provoni.

Skijimi

Skijimi është sport eksitus, i cili mund të përmbushë nevojën e çdokujt për adrenalinë për shkak të borës dhe shpateve. Mund të skijojnë personat e çfarëdo moshe, ndërsa prej moshës 4 e deri te mosha 104 vjeçare mund të zgjidhni shtigjet që i përgjigjen nivelit tuaj të zhdërvjelltësisë.

Gjatë 6 orëve skijim trupi juaj do të shpenzojë edhe deri në 3000 kalori. Gjatë një jave skijim mund të humbni edhe deri në 5 kilogramë. Skijimi forcon muskujt e barkut, veçanërisht të pjesës së poshtme të barkut dhe kjo arrihet vetëm me mbajtjen e stabilitetit gjatë skijimit. Me skijim përmirësohet puna e sistemit kardiovaskular, çka do të thotë numër të rritur të rrahjeve të zemrës dhe qarkullim më të mirë, dhe në atë mënyrë në qelizat tuaja do të hyjnë më shumë materie ushqyese dhe oksigjen. Shkencëtarët theksojnë që vetëm gjysmë ore skijim paraqet trening të shkëlqyeshëm kardiovaskular.

Patinazhi

Patinazhi është ushtrim gracioz dhe i këndshëm. Nëse shkoni me miq për patinazh, njëkohësisht do të jetë edhe ushtrim argëtues. Gjithçka që ju duhet janë një palë patina, disponimi i mirë dhe vullneti.

Duke patinuar mund të përmirësoni sistemin kardiovaskular, të humbni në peshë, të rrisni qëndrueshmërinë dhe të forconi muskujt. Patinazhi është i shkëlqyer për dobësim dhe formim të trupit. Përveç përparësive trupore, patinazhi mund të rrisë vetëbesimin dhe t’iu mundësojë kontroll më të mirë ndaj mendjes.

Shëtitja

Nuk keni nevojë të mbylleni në shtëpi vetëm pse e keni ftohtë. Vishuni më ngrohtë, dilni dhe shëtisni. Më e rëndësishme është që të visheni ngrohtë dhe me çizme që nuk e lëshojnë ujin.

Shëtitja në dimër do të mbajë eshtrat tuaj më të forta, çka është e shkëlqyeshme për njerëzit që vuajnë nga artriti. Shëtitja po ashtu do të përmirësojë disponimin tuaj dhe do t’ju motivojë. Shëtitja në dimër do të nxisë shpenzim më të shpejtë të kalorive dhe shpejtim të metabolizmit sepse trupi shpenzon energjinë shtesë për t’u nxehur dhe ruajtur nxehtësinë.

Vrapimi

Nuk ka arsye që ta ndërprisni vrapimin e rregullt gjatë dimrit, veçanërisht nëse e pëlqeni gjatë pjesës tjetër të vitit. Ka shumë njerëz entuziastë që vrapojnë edhe dimrit, pavarësisht dimrit apo shiut.

Mbroni duart, këmbët dhe kokën, dhe vishni rroba më të ngrohta. E rëndësishme është që të këshilloheni edhe me mjekun për të qenë të sigurt që ajri i ftohët nuk do të shkaktojë sulme të astmës apo dhimbje në gjoks.

Snowboarding

Ky sport kërkon pak më shumë shkathtësi se aktivitetet e tjera dimërore. Shpesh quhet sport ekstrem. Është ideal për të përmbushur nevojat për adrenalinë.

Snowboarding është ushtrim aerob me të cilin shpenzohen deri 450 kalori në orë, prandaj është i shkëlqyer për dobësim dhe rritjen e qëndrueshmërisë. Nxit punën e të gjithë muskujve dhe sekretimin e endorfinës e cila është përgjegjëse për disponimin e mirë.

Rrëshqitja me saja

Rrëshqitja me saja është një nga aktivitetet më të shpeshta gjatë dimrit. Edhe pse është i shpeshtë tek fëmijët, nuk ka arsye që edhe të rriturit të mos përdorin sajat. Gjithçka që ju duhet janë sajat dhe rrobat e ngrohta.

Rrëshqitja me saja fsheh shumë përparësi shëndetësore. Me siguri nuk e keni ditur që një orë me sajë shpenzon 468 kalori. Ky është aktivitet i cili argëton dhe shpesh përcillet edhe me të qeshura, ndërsa te qeshurat dyfishojnë numrin e rrahjeve në zemër, që është e shkëlqyeshme për shëndetin e përgjithshëm.

Komento