Pse duhet konsumuar hurma për çdo ditë?

Pse duhet konsumuar hurma për çdo ditë?

 Pse duhet konsumuar hurma për çdo ditë?Hurmat konsumohen në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa në vendet arabe janë një pjesë e rëndësishme e dietës.

Më së shpeshti hahen të thata, por kjo nuk do të thotë ndonjë ndryshim – efektet e saj të dobishme për shëndetin mbeten të njëjta.

Veçanërisht janë të rëndësishme për vegjetarianët sepse ato përmbajnë substanca të caktuara që janë të vështira për t’u gjetur në ushqime me origjinë bimore, të tilla si vitamina B6, seleni, fibrat, magnezi, bakri, kaliumi dhe mangani.

Besohet se kontribuojnë në trajtimin e kancerit, sepse ato përmbajnë selen. Ky antioksidant i fuqishëm parandalon formimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga infeksionet. Seleni gjithashtu stimulon gjëndrën tiroide, ndërsa mungesa e tij çon në ndryshime serioze hormonale.

Luteini dhe zeaksantini i përkasin grupit të karotenoideve, ndërsa tek njerëzit këto dy substanca filtrojnë gjatesinë valore të dritës së dukshme me energji lartë duke vepruar si antioksidantë, dhe kështu mbrojnë retinën e syrit nga dëmet e shkaktuara nga drita e fortë. Një studim i kryer në vitin 2007 tregon se ka më pak gjasa që të shtrembërohet makula e syrit me kalimin e kohës në njerëz, nëse ushqehen me ushqim të pasur me këto substanca.

Hurmat përmbajnë fosfor, ndërsa ai luan një rol të rëndësishëm të “ushqimit të trurit.” Për këtë arsye rekomandohen në dietën e njerëzve të cilët janë të angazhuar në punë intelektuale. Trurit dhe muskujve u japin shpejtë energjinë e nevojshme, për shkak se ato përmbajnë sheqerna natyrore të tilla si glukoza, saharoza dhe fruktoza. Ato përmbajnë klor elementar i cili përdoret për të mbrojtur dhëmbët nga prishja. Hurma e pjekur përmbanë vitamina A, C, B1, B2 dhe niacin. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i natriumit, magnezit, kalciumit dhe hekurit.

Janë të pasura me hekur, dhe konsumi i tyre i rregullt është parandalim i shkëlqyer i anemisë (dhe trajtimit për ata që vuajnë nga mungesa e këtij elementi) – 100 gram me hurma përmbanë rreth 10 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të hekurit.

Konsumi i rregullt të këtij fruti ndihmon tek kapsllëku, për shkak të nivelit të lartë të fibrave të cilat kontribuojnë për tretje më të mirë të ushqimit. Ajo gjithashtu ka efekt anti-inflamator, ndihmon në kushte të tilla si artriti, sëmundjet kardiovaskulare, parandalimin e goditjeve në tru, prandaj konsumimi i tyre rekomandohet edhe tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja Alzheimer.

Për gratë shtatzëna është ushqim i shkëlqyer, i cili ndihmon në përgatitje për lindjen e fëmijës sepse i siguron trupit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Janë të shkëlqyeshme për humbje peshe, problemet me impotencë dhe anemi.

Sheqeri natyral që gjendet në hurme është alternativë e përkryer e sheqerit të rregullt. Është e lehtë në tretje dhe zvogëlon urinë. Mjafton të hahen 2 ose 3 hurme, dhe nuk do të keni dëshirë për çokollatë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër.

Dr. Melina Jampolis zbuloi se hurmat ndihmojnë në humbje të peshës, dhe mjafton që të hani tri copa në ditë, sepse në këtë mënyrë do të merrni energji pa ngarkim me ushqim të pashëndetshëm, thuhet në “Just Natural Life”.

Komento