Pse duhet ti konsumojme frutat e thata?

Pse duhet ti konsumojme frutat e thata?

Pse duhet ti konsumojme frutat e thata?Frutat e thata nuk jane me nje luks, qe te konsumohen vetem per raste festash, apo te shoqerojne nje birre. Ato duhen konsideruar si pjese e menuse tuaj te perditshme apo si snack, fale perberesve dhe vlerave ushqyese.Disa arsye pse duhet te konsumoni frutat e thata:

– Jane te pasura me ushqyes dhe vlera energjitike. Jane nje burim i yndyrave te pangopura dhe koncentrate te acidit oleik, i cili njihet per mbrojtjen e arterieve duke ulur nivelin e “kolesterolit te keq” dhe duke rritur nivelin e “kolesterolit te mire”. Nje diete mediterrane e pasur me yndyra te pangopura, parandalon semundjet koronare te zemres.

– Jane nje burim i pasur me acidin yndyror omega-3, i cili njihet per vetite e tij anti-inflamatore, uljen e presionit te gjakut, parandalimin e semundjeve te zemres, tumorit te gjirit apo te prostates. Benefitet e Omega-3 ndjehen edhe ne semundje si: Artriti rheumatoid, skizofrenia, depresioni apo Alzhaimer.

– Frutat e thata jane te pasura me antioksidante te cilet jane vertetuar qe mbrojne organizmin nga kanceri, semundjet e zemres, semundjet nervore apo nga infeksionet virale. Antioksidanti (resveratrol) i cili gjendet tek kikiriket redukton riskun e problemeve te zemres duke rregulluar mekanizmat e eneve te gjakut.

– Pervec kalorive dhe vitaminave, ato permbajne minerale si: magnezi, kaliumi, kalciumi, hekur, zink, fluor dhe selenium. Te gjithe keto elemente jane shume te rendesishem per organizmin tone.

– Ato permbajne vitamine E, nje antioksidant lipid dhe lehtesisht i tretshem. Vitamina E luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e membranes se lekures nga radikalet e lira.

– Ato ju sigurojne edhe vitaminat B-complex, si: niacin, acid pantotenik, vitaniva B-6 dhe folate. Ky grup vitaminash eshte i rendesishem per shendetin e pergjithshem te njeriut.

– Gjithashtu sherbejne si rregullatore te insulines dhe nivelit te sheqerit, duke shmangur rritjet e menjehershme. Kjo veti i ben keto fruta te pershtatshme per personat me diabet dhe ata qe nuk tolerojne dot glukozen. Eshte interesant fakti se arrat, bajamet dhe kikiriket kane qene shume te paket ne dietat e te semureve qe me vone kalonin ne semundjen e Parkinson.

Cilet ben pjese tek “Nuts”?
Ne anglisht ka nje fjale qe i permbledh te gjitha “nuts” megjithese ne i themi “fruta te thata” kjo nuk eshte plotesisht e sakte. Ja cilet bejne pjese ne grupin e tyre:

nuts Frutat e thata. Pse duhet ti konsumojme?Kujdes nga frutat e thata te prishura, mund te shkaktojne alergji
Frutat e thata vecanerisht kikiriket (te cilet klasifikohen ne grupin e bishtajoreve), jane nje nga shkaktaret per alergji akute tek personat e ndjeshem. Shmangni ato qe jane te thyera sepse jane me te prirura per tu prishur. Edhe gjalpi i kikirikut gjithashtu mund te kete efekte te demshme per sistemin e tretjes. Kur bien ne toke dhe ekspozohen ndaj oksigjenit, ato oksidohen dhe behen te demshme. Nese i ha te prishura, ato mund te jene toksike dhe te shkaktojne semundje te padeshirueshme. Konsumoni kikiriket, arrat, bajmet vetem te fresketa, e nese pergatisni vete gjalpin e tyre, konsumojeni brenda 3-diteve. Mos i perzieni ato me fruta te tjera te thata apo me cereali te gatshme.

Komento