Pse është i shëndetshëm dushi me ujë të vakët

Pse është i shëndetshëm dushi me ujë të vakët

Pse është i shëndetshëm dushi me ujë të vakët Sipas një studimi më të fundit të realizuar në Gjermani tregohen efektet më të fundit pozitive që përfitonte organizmi kur laheshit të paktën 2 minuta me ujë të ftohtë.

Sigurisht që uji i ngrohtë është më i rehatshëm dhe të jep më shumë kënaqësi, por sipas hulumtimit tregohej se uji i ftohtë kishte edhe më shumë përfitime.

Disa nga efektet e shëndetshme nga ky veprim janë:

Nxit qarkullimi i gjakut
Nëse pjesën e parë të dushit e bëni me ujë të ngrohtë dhe filloni duke e ftohur gradualisht atë, ju do të merrni efekte pozitive në qarkullimin e gjakut, shkruan albeu. Enët e gjakut shtrëngohen kur laheni me ujë të ftohtë, gjë e cila rrit presionin e gjakut përkohësisht dhe përshpejton rrjedhën e gjakut.

Ju jep energji
Kur laheni me ujë të ftohtë zemra ka rrahje më të shpejta dhe për pasojë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ju jep ndjesi shplodhje.

Rrit sistemin imunitar
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por hulumtimi gjerman na tregoi të kundërtën. 2 – 5 minuta dush me ujë të ftohtë në ditë do t’ju rrisë sistemin imunitar. Do të humbisni peshë: uji i ftohtë ndihmon në djegien e kalorive dhe përshpejton metabolizmin.

Gjithashtu duhet të bëhet kujdes gjatë aplikimit të këtij lloj dushi me ujë të ftohtë pasi ai mund të sjellë dhe efekte anësore për organizmin. Fillojeni dushin me ujë të vakët dhe më pas vijoni me ftohjen e ujit në mënyrë graduale.

Komento