Pse femrat e falin tradhtinë

Pse femrat e falin tradhtinë

Fjalia “nëse më tradhton do ta lë menjëherë“ është pjesë permanente e bisedës së femrave për marrëdhëniet mashkull-femër në të cilën gjithmonë mbretëron krenaria dhe vetërespekti.

Por, kur tradhtia vërtetë të ndodh shumica vendosin për faljen dhe qëndrojnë me partnerin jo besnik.

Përvoja me tradhtinë sot nuk është asgjë e pazakontë sikur si edhe që femra si e tradhtuar ndjehet fajtore dhe përgjegjëse. Pikërisht fajësia dhe pyetja si “çka kam bërë keq?” do të përcjellë mendimin e turbulluar të secilës femër të tradhtuar.

Si vorbull në kokë do të sillen pyetje “Kush është ajo?”, “Pse pikërisht ajo?” “Sa herë ka ndodhur kjo?”? “Pse e ke bërë këtë?”, por këto do t’i hedh në hije pyetja “Pse nuk kam qenë e mjaftueshme?”.

Kur mashkulli ta bëjë tradhtinë, nuk lëndohen vetëm ndjenjat dhe humb besimi, por shfaqet edhe mosrespektimi dhe mashtrimi ndaj të tradhtuarës dhe bashkëshortes. Pikërisht kjo është ajo që dhemb më shumë dhe më thellë. Sa më shumë detaje të paraqes ai, madje edhe
nëse këto i thotë si i penduar dhe sinqerisht, atëherë më keq do të ndihet. Ndjenja se do të mund të kishit bërë diçka më ndryshe apo më mirë për çka mashkulli nuk do të kërkonte atë që i mungonte jashtë rrethit tuaj, vazhdimisht plotëson ndjenjën e fajësisë.

Por, meshkujt nuk tradhtojnë për shkak të femrës me të cilën janë në lidhje por për shkak të vetes. Tradhtia është zgjedhja personale me çrast mashkulli gjithsesi është i vetëdijshëm për rrezikun dhe pasojat që i sjell ajo. Dhe jo, kjo nuk ka ndodh vetëm rastësisht, por ky veprim ka dalë nga dëshirat e tij dhe prioritet e përcaktuara.

Ja pse falin femrat:

– Dashuria

– Arsyet financiare

– Praktika

– Jo gatishmëria e heqjes dorë nga mënyra e caktuar e jetës

– Fëmijët

– Frika nga ndryshimet

– Vetëbesimi i ultë

– Momenti i keq

– Besimi se personi tradhtar do të ndryshojë

– Përparimi në karrierë

– Besimi që terapia për çifte do të ndihmojë – Frika nga vetmia

– Arsyet religjioze

– Dëshira që familja të mbetet e paprekur

– Shpresa se nuk do të ndodh përsëri

Komento