Pse jemi leshatorë?

Pse jemi leshatorë?

Të gjithë e kemi të qartë pse kafshët janë leshatore, por pse kanë qime njerëzit? Shkencëtarët pohojnë që “gëzofi i njeriut” shërben për mbrojtje nga insektet dhe parazitët.

Mbizotëron mendimi që qimet në trup janë mbetje e panevojshme nga e kaluara, siç është edhe zorra qorre, por një ekip i shkencëtarëve ka zbuluar pse “qimet njerëzore” nuk i ka zhdukur evolucioni.

Ekspertët kanë vërtetuar që qimet vështirësojnë qasjen e parazitëve dhe insekteve si mushkonjat, rriqrat dhe merimangat, në lëkurë dhe në të njëjtën kohë mbaresat nervore në folikula lehtësojnë detektimin e lëvizjes së dëmtuesve.

Hulumtuesit britanik nga Universiteti Sheffield kanë kryer hulumtimin në 29 vullnetarë të guximshëm të cilëve ua kanë rruar qimet në njërën dorë dhe pastaj në të dy duart u kanë lëshuar parazitë të darkojnë. Shkencëtarët kanë vënë re që duart leshatore ua vështirësojnë parazitëve afrimin me lëkurën dhe ato më pas duhet të kërkojnë vend më të përshtatshëm për shujtë, gjë që rrit mundësinë për t’i detektuar. Është vërtetuar që sa më të gjata dhe më të dendura janë qimet, insektet e kanë më të vështirë t’i afrohen lëkurës, ndërsa mbrojtje më të mirë ofrojnë qimet e holla dhe gati të padukshme.

“Hulumtimi ynë ka treguar që sa më shumë leshator është trupi më lehtë është të zbulohen parazitet. Qimet kanë mbaresa nervore që detektojnë lëvizjet e tyre, dhe sa më të gjata dhe më të dendura janë parazitëve u duhet më shumë kohë për të gjetur pjesën e përshtatshme në lëkurën për të cilën do të ngjiten, që në masë të madhe lehtëson detektimin e tyre”, ka thënë profesori Michael Siva-Jothy, udhëheqësi i hulumtimit.

Shkencëtarët kanë thënë se si hulumtimi i tyre mund të shpjegojë pse njerëzit duken ashtu si duken, dhe cilat forca na kanë detyruar të dukemi pikërisht kështu.

“Qimet u ndihmojnë njerëzve për detektim, dhe po të humbnim të gjithë mbulesën mundësia jonë për zbulimin e parazitëve do të zvogëlohej në mënyrë dramatike”, ka përfunduar profesor Siva-Jothy.

Komento