Pse jemi të uritur në mbrëmje?

Pse jemi të uritur në mbrëmje?

Sa herë keni filluar një dietë, por keni hequr dorë nga ajo në mbrëmje dhe i jeni dorëzuar kënaqësive me ushqime kalorike? Studimi i ri sqaron pse ndodh një gjë e tillë.

Deri në darkë, ushqimi të cilin e hani është për rreth 16 për qind i pashëndetshëm, sesa ai që hani për kafjall, ndërsa çdo orë gjatë ditës hani rreth 1.7 për qind ushqim më pak të shëndetshëm.

Studimi, të cilin e ka bërë ueb faqja ‘Massive Health’ ka përdorur një aplikacion përmes të cilit të anketuarit kanë dërguar fotografi të shujtave të tyre me qëllim që të konsumohet ushqim i shëndetshëm, duke filluar pas mesit të ditës. Këtë fenomen, mendojnë ekspertët, sigurisht e shkakton hormoni i urisë, grelini, i cili shpejt mblidhet nëse kaloni shujtat, konsumoni ushqim me pak kalori, ose kur ushtroni në mënyrë intensive.

Gjasat më të mëdha që të hani më shumë në mbrëmje janë nëse e keni kapërcyer drekën, gjë që është dëshmuar në studime të shumta. Megjithatë, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me personat, të cilët në mëngjes konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit dhe karbohidrateve.

Komento