Pse kur hamë akullore, kemi dhimbje të forta koke?

Pse kur hamë akullore, kemi dhimbje të forta koke?

Pse të hash akullore, mund të të shkaktojë dhimbje koke? Bëhet fjalë për disa dhimbje koke ekstreme të cilat i provojnë në fakt disa njerëz pasi hanë akullore, por që për fat të mirë, zgjasin vetëm disa sekonda.

Shkaku i kësaj dukurie gjendet në zgjerimin e shpejtë të arterieve cerebrale, enë gjaku këto që përshkojnë pjesë të trurit, shkaktuar nga lëngje të ftohta.

Shkencëtarët vlerësojnë se ky proces është në fakt një mekanizëm mbrojtës i trurit, i cili shoqërohet më pas duke rritur fluksin e gjakut të ngrohtë.

Por për shkak se kafka është si një enë e mbyllur, një rritje e shpejtë e vëllimit të gjakut në qarkullim, shkakton dhimbje koke dhe intensive madje.

Këto përfundime i ka arritur kohët e fundit një ekip i studiuesve amerikanë, sipas të cilëve këto luhatje në arteriet e trurit, shfaqen pikërisht kur hamë akullore.

Komento