Pse lëvizim sytë kur jemi në gjumë?

Pse lëvizim sytë kur jemi në gjumë?

Pse lëvizim sytë kur jemi në gjumë?Sipas një studimi të ri mësohet se sytë lëvizin kur jemi në gjumë, pasi në momentin që ne shikojmë ëndrra duket sikur shohim një pamje në jetën reale.

Secila lëvizje gjatë “Lëvizjes rapide të syve” , periudha kur shohim ëndrra ndodh pasi të “kenë ndërruar skenat” gjatë ëndrrës që shohim.

Në këtë studim kanë qenë të përfshirë 19 persona që vuajnë nga epilepsia, të cilëve ju është lidhur truri me elektroda dhe janë monitoruar për dy javë. Monitorimi është bërë për 24 orë, në mënyrë që të krahasohen lëvizjet që bëhen me sy hapë dhe atyre kur sytë janë të mbyllura.

Studimi doli në përfundim se lëvizjet e syve janë të njëjta, sikur njeriu është i zgjuar, e poashtu edhe kur është duke fjetur.

Komento