Pse meshkujt e refuzojnë seksin ?

Pse meshkujt e refuzojnë seksin ?

I jeni hedhur, ndërsa ai ju ka refuzuar? Jo vetëm se e ka lënduar egon, por ju pyetni me veten tuaj nëse diçka po ngjet me juve apo me atë diçka nuk është në rregull.

Madje, edhe meshkujt e pasionuar pas seksit kalojnë nëpër faza kur nuk duan një gjë të tillë. Revista amerikane “Cosmopolitan” tregon pse kjo është normale dhe çfarë mund të bëni të fillojë përsëri të mendojë për seksin.

Pse nganjëherë nuk është i disponuar për seks

Para së gjithash, një hulumtim ka zbuluar se meshkujt nuk mendojnë në seks çdo shtatë sekonda. Mendja e tillë u sillet nëpër kokë rreth 19 herë brenda ditës. Madje, edhe kjo është e shpeshtë, por kjo nuk do të thotë se çdo herë duan ta praktikojnë, thekson terapeuti i njohur seksual Iën Kerner.

E vërteta për meshkujt dhe seksin

Refuzimi seksual nuk është i këndshëm as për meshkujt e as për femrat, por ekspertët theksojnë se femrat shumë rëndë e përjetojnë një refuzim të tillë. Kjo me siguri pasi që meshkujt zakonisht janë ata që “dëshirojnë”, prandaj e dinë se duhet të tentojnë disa herë derisa të marrin atë të cilën dëshirojnë. Në nën tjetër, femrat mendojnë se meshkujt gjithnjë janë të gatshëm për seks dhe se vetëm aty e mbajnë mendjen dhe nuk e lëshojnë rastin. Prandaj, edhe ju duket jonatyrale nëse refuzohen nga një mashkull dhe menjëherë fillon të mendojë se diçka me lidhjen tuaj nuk është ashtu siç do të duhej të jetë. Por, edhe meshkujt kanë nevojë për ledhatim, sepse sipas Krenerit, meshkujt kanë nevojë për një qasje më ndryshe të kalojnë nga disponimi normal në atë seksual.

Mënyrë e thjeshtë që tek ai t’i ngjallni ndjenjat

Keni tentuar, por kot, e tash e zemëruar i keni shtruar pyetjen, çfarë mashkulli qenke ti? Nëse e fajësoni nuk do të merrni atë që dëshironi. Në vend të kësaj, Kerner këshillon t’i falni puthje dhe nëse me të vërtetë jeni për seks, atëherë kujtojani ndonjë moment të bukur nga e kaluara.

Komento